03:15 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Urdhri i Sulltanit për vrasjen e Ali Pashë Tepelenës, dokumenti

10:41 | 26/01/2017
në Aktualitet, Te Gjitha
0
Urdhri i Sulltanit për vrasjen e Ali Pashë Tepelenës, dokumenti

Sulltani nuk i duronte dot rebelimet që bëheshin nga pashallarët, madje ai I dënote shumë apër këto veprime. Por me shqiptarët apo arnautët, siç na thoshin ata, dikur  Porta e Lartë ishte përpjekur gjithnjë të bënte “krushqi”. Por të ghithë e dimë Që Aliu i Janinës ishte më rebeli nga të gjithë. Mirëpo sulltani, nuk duronte dot rebelizmin dhe nënshkroi jaftën: T’i pritet koka! Plot 195 vjet më parë u ekzekutua me vdekje Ali Pashë Tepelena. Ishte 24 janar i vitit 1822.

Në përkujtim të kësaj dite, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar një dokument të rrallë që ruhet në këtë institucion. Është pikërisht vendimi për dënimin me vdekje të shqiptarit, që po i sillte shqetësime Portës së Lartë e Sulltanit Mahmut II, shkruan një portal online. Ky dokument është  është një kopje e  marrë prej arkivave osmane. Ky vendim shoqrohet edhe me një  nga ana e DPA-së: “Luani i Epirit u ekzekutua me vdekje më 24 janar të vitit 1822, teksa prej kohësh përpiqej të krijonte territorin e tij të pavarur nga Porta e Lartë. Përmes dokumentit që paraqesim, Sulltani urdhëronte asgjësimin e tij dhe sjelljen e kokës së Aliut në Stamboll, siç edhe ndodhi. Në foto: ‘jafta’, ose dënimi me vdekje lëshuar për Ali Pashën”. Përveç përmbajtjes së dokumentit, i cili do të duhej të merrej nën shqyrtim nga ana e historianëve dhe osmanologëve, një kuriozitet më vete përbën edhe forma e tekstit në dokument, e cila i ngjan një pike loti.

 VRASJA
Ali Pashë Tepelena, i njohur ndryshe edhe si Luani i Epirit apo Janinës, është pa dyshim një nga figurat më kontroversale të historisë së Shqipërisë. Rrëfime, kujtime udhëtarësh, letërkëmbime, fermanë, kanë mbërritur deri në ditët tona për të dëshmuar nga njëra anë për luftëtarin e paepur, gjakatar, hakmarrësin e pamëshirshëm dhe nga ana tjetër të diplomatit, i cili bënte letërkëmbime me Napoleon Bonapartin, që priste e përcillte në sarajet e tij historianë, poetë, mjekë etj. Ali Pashë Tepelena thuhet të ketë lindur në dimër të vitit 1740 në Tepelenë dhe u vra në moshën 82¬vjeçare, pas 34 vitesh sundim mbi pashallëkun e Janinës. Mënyra e vrasjes së tij e ka legjendarizuar edhe më figurën e Aliut, i cili sot ka dy varre.

Trupi i tij u varros më 25 janar të vitit 1822 në ishullin e Kastros, në liqenin e Janinës, ndërsa koka më 5 shkurt në varrezat e Stambollit, në vendin e quajtur Porta e Silirvisë. Sipas historianëve, një prej arsyeve të zemërimit të Portës së Lartë ndaj tij ishte bashkëpunimi me rebelët grekë, të cilët po përgatisnin kryengritjen e tyre në 1821, por edhe sjellja e tij e pavarur, ambicia për pushtet dhe mosbindja ndaj Sulltanit. Vrasja e tij është përshkruar prej konsullit francez Pukëvil, i cili përshkruan një betejë heroike të Aliut dhe rojeve të tij në shkallët e shtëpisë, në ishullin e liqenit të Janinës. Sipas tij, fjalët e fundit të Aliut ishin për Vasiliqinë. Aliu kërkoi që rojet e tij besnike të vrisnin Vasiliqinë “që ajo të mos binte në duart e turkut”.

Shkrimtari Aleksandër Duma e përshkruan kështu prerjen e kokës së Ali Pashës: “Edhe koka e tij e prerë përçonte akoma një efekt njëherazi të tmerrshëm dhe të mahnitshëm sa ata që e shihnin, mbeteshin të shtangur në vend. Kur Hurshidit ia sollën në një tepsi të madhe prej argjendi, ai u ngrit hopthi për ta marrë, u përkul tri herë përpara saj dhe, me respektin më të madh, i puthi mjekrën, duke shprehur me zë të lartë dëshirën se edhe ai vetë do të dëshironte të meritonte një fund të ngjashëm. Një adhurim i tillë për trimërinë e Aliut i prekte e i frymëzonte kaq shumë këta barbarë sa zhdukeshin nga kujtesa krimet e tij. Hurshidi urdhëroi që koka të parfumohej me esencat aromatike më të kushtueshme. Përpara se ta dërgonte në Stamboll, ai i lejoi shqiptarët t’i bënin nderimet e fundit ish¬padronit të tyre”. (J.V/Shuplaka)

 

dokumenti

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: Ali Pashavendimi
Pas

Blendi Klosi: Programi për punësimin e të rinjve në Administratë aspak partiak, tashmë 15 kompani private në pritje të tyre

Para

Shqiponja bëhet virale, pas ushtarëve vinë fotot e karabinierëve italianë (FOTOT)

Para
Shqiponja bëhet virale, pas ushtarëve vinë fotot e karabinierëve italianë (FOTOT)

Shqiponja bëhet virale, pas ushtarëve vinë fotot e karabinierëve italianë (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump premton ulje tarifash për vendet afrikane, presidenti: Po e trajtojmë Afrikën më mirë se Kinën

SHBA vendos sanksione ndaj zyrtares së OKB-së, Francesca Albanese

CEO e X, Linda Yaccarino, jep dorëheqjen pas dy vitesh drejtimi të platformës së mediave sociale të Elon Musk

Shembet ura në Indi, të paktën 9 viktima

Nigerianët përballen me kufizime të reja të vizave për vizitorët në SHBA

Netanyahu: Izraeli nuk kërkon të zhvendosë banorët e Gazës, por i lejon ata të largohen nëse duan

Hamasi pranon lirimin e 10 pengjeve izraelite, por kërkon garanci të qarta për një marrëveshje armëpushimi

Merz i kërkon Francës t’i përmbahet ujdisë për projektin e përbashkët për avionë luftarakë

Trump pret në Shtëpinë e Bardhë liderë nga pesë vende afrikane: Fokus te biznesi dhe zhvillimi ekonomik

Fier/ Dënohet me 12 vite burg Ilir Nukaj, rrahu për vdekje 80-vjeçarin që nuk pranoi t’i shiste alkool

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.