Desara Doçaj është një vogelushe 12 – vjeçare nga Lezha në luftë me jetën e saj pasi është diagnostifikuar me Leucemi Akute Mieloide.
Për shkak se është acute, sëmundja vepron me shpejtësi dhe ndërhyrja duhet të bëhet sa më parë. Terapia që pret Desara është e gjatë dhe e kushtueshme me vlerën 400 mijë $. Fax News udhëtoi drejt shtëpisë saj në fshatin Markatomaj të Lezhës, por ajo sëbashku me dy prindërit dhe motrën kishin udhëtuar drejt Greqisë për të siguaruar trajtimin e duhur për Desarën.
Të afërmit e vogëlushes mes lotëve tregojnë se si sëmundja e preku atë dhe se nuk kanë mundësi për të grumbulluar shumën që kërkohet për transplantin që i duhet ta bëjë sa më shpejt pasi sëmundja ka përparuar me shpejtësi.
Bashkashortja e xhaxhait të Desarës, Tereza Doçaj shpreh mirënjohjen për Fax News si i vetmi televizion që i është gjendur pranë kësaj familje, në këto ditë të vështira.
“Në dhomën e Desarës prej një jave krevati i saj është bosh, ndërsa në mure sheh kudo fotografitë e saj”, tha ajo.
Kushërira e Desarës, Isleida Doçaj përcjell një mesazh emocionues, saqë nuk i përmban dot lotët.
“Vogëlushja 12-vjeçare Desara Doçaj prej ditësh po kryen terapitë e saj, shuma këto që për 28 ditë i kalojnë 36 mijë euro. Por Desarës i duhet një transplant i cili kërkon një shumë 400 mijë $. Ndaj apeli është për të gjithë, eja ndihmoje Desarën pasi në vend të saj mund të ishe ti”, tha ajo.
(F.GJ/FAXWEB.AL)