Zyrtarë të lartë nga Ministria e Bujqësisë dhe Autoriteti Kombëtarë të Ushqimit pasditen e sotme, u ka bërë thirrje të gjithë banorve të zonës së Pezë Helmes të mos konsumojnë peshkun e mbledhur në lumin Erzen dhe njëkohësisht të mos e tregtojnë atë.
Për shkak të ndotjes së lartë të ujit në lumi Erzen theksojmë se peshqit por dhe gjallesat e tjera ujore kanë dalë në sipërfaqë të ujit të ngordhura.
Bëjmë me dije se denoncimi është bërë në redaksin e FaxNews dhe banorët janë të shqetësuar për gjendjen aktuale të lumit sepse ujin e tij e përdorin për të vaditur të mbjellat e tyre apo dhe për të pirë bagëtitë.
Edhe pse pretendimet e banorëve janë se ndotje e lumit vjen prej Landfillit të Sharrës ende asgjë nuk është konfirmuar.
Lumi Erzen nuk është herë e parë që ndotet në këtë masë. Edhe herë të tjera uji i lumit ka ndryshuar ngjyrë, madje dhe banorët janë ankuar tek instancat përkatëse por deri më tani nuk ka ardhur asnjë reagim prej tyre.
Kujtojmë që Tirana prodhon zyrtarisht 700 tonë mbeturina në ditë. Pjesa më e madhe e këtyre mbetjeve trajtohen në Landfillin e Sharrës, në dalje të Kombinati, ku çdo ditë dhjetëra kamionë me plehra shkarkohen në këtë vend-trajtim të mbetjeve.
(s.a/faxweb.al)