Aktori i njohur Julian Deda dallohet për natyrën e tij kritike dhe të thënit e gjërave me një vërtetësi dhe transparencë të plotë.
Në varësi të rasteve padyshim që ai di të jetë edhe një vlersues i mirë.
Në postimin e tij të fundit Juli ka ndarë një urim të veçantë për punonjësit e Policisë së Shtetit.
Urim i veçantë për vajzat dhe djemtë që i shohim përditë në rrugë. Pavarësisht padrejtësive politike që i bëhen sa herë ndërron pushteti ata janë aty, punojnë për vete dhe për ne. –shkruan Deda.
Postimi plotë:
‘’Urimi i parë. Prej vitesh tashmë (i gjashti vit), i kushtoj një urim të veçantë këtyre djemve dhe vajzave që i shohim përditë në rrugët e qytetit. Perceptimet janë të ndryshme. Dikush i urren, dikush ka nevojë për to, dikush i ka frikë, dikush i ka xhan, dikush i fshihet dhe dikush konfliktohet me to. Por ajo që ne harrojmë nganjëherë është fakti se ata punojnë në kushte skandaloze, në pluhur, në shi, në të nxehtë dhe në të ftohtë. Ata janë aty duke u përpjekur të rregullojnë me aq sa munden kaosin që shkaktojmë përditë.
Pavarësisht drejtuesve, të cilit ikin e vijnë sipas pushteteve, ata janë aty të bindur në krye të detyrës. Pavarësisht padrejtësive politike që i bëhen sa herë ndërron pushteti, kohë në të cilën këta punonjës janë të frikësuar se mos i heqin nga puna, pavarësisht uniformave, që ndërrohen sa herë që na ngelen ca lek e s’kemi ku t’i çojmë, ata janë aty, punojnë për vete dhe për ne. Ka nga ata që abuzojnë, se pyll pa derra s’ka, por më rezulton se jemi më shumë ne që abuzojmë me to. Me gjithë respektin për punën e tyre, i uroj gëzuar vitin e ri. Shëndet e mbarësi në familjet e tyre”. (M.D/SHUPLAKA)