Dita e djeshme e risolli në Tiranë kryeministrin Rama pas më shumë se dhjetë ditëve mungesë. E s’mund të ndoshte ndryshe rikthimi përveç një interviste televizive me Sokol Ballën.
Pas një emisioni ku foli për këpucët, për integrimin, për Tahirin apo kanabisin, rradha iu kishte ardhur urimeve për vitin e ardhshëm.
Rama premtoi paga më të kënaqshme për shqiptarët, ndërsa nuk la mangët as një batutë me gazetarin Balla.
“Ju uroj edhe juve që “story” të jenë “on top”, u shpreh Rama duke nënkuptuar që diçka di në lidhje me zërat që qarkullojnë për gazetarin.
Por e menjëhershme ka qenë përgjigjja e gazetarit. Balla u shpreh se nuk ka rëndësi në cilin kanal transmerohet emisioni, mjafton që të thotë gjëra të vërteta: “Rëndësi ka që të jenë “Real Story” është përgjigjur aty për aty ai.
Prej disa kohësh Balla u shkarkua si drejtori programacionit në ‘’Top Channel” dhe tashmë duket se do të vijë edhe lëvizja finale, ajo e largimit edhe nga ‘’Top Story”.
(E.K/FAXWEB)