Policia e Shtetit ka zgjedhur një mënyrë ndryshe për t’u uruar shqiptarëve festat e nëntorit.Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka preferuar të realizojë një video përshëndetëse duke mbledhur së bashku punonjës të forcave të rendit, forcat bashkiake dhe rrugore, të cilët urojnë 104 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Nën ritmet e këngës “Shqipëri o nëna ime” djemtë dhe vajzat e reja që janë pjesë e Policisë së Shtetit kanë uruar me krenari festat e nëntorit. Video u publikua pak më parë në “Facebook” nga vetë kreu i Ministrisë së Brendshme.