Arrestohet gjatë ditës së sotme shtetasi i cili urinoi në derën e Kryeministrisë gjatë protestës së opozitës të shtunën e kaluar.
Informacionet bëjnë me dije se pas kqyrjes së kamerave të sigurisë policia ka identifikuar autorin e ngjarjes.
Shtetasi është identifikuar si Florian Marku nga qyteti i Shkodrës, ndërkohë po ashtu sipas burimeve, policia ka bërë edhe arrestimin e tij.
Kujtojmë se protesta e opozitës këtë 13 prill është shoqëruar me tensione dhe përplasje midis protestuesve dhe policisë, ku kanë mbetur të plagosur disa persona.
Po ashtu, gjatë protestës protestuesit kanë përdorur forma të ndryshme për të shprehur pakënaqësitë e tyre, duke filluar që nga hedhja e flakadanëve dhe kapsollave e deri tek goditjet me domate, lakra dhe derdhjen e qumështit, ndërsa epik mbetet mënyra që ky person ka gjetur për të manifestuar revoltën e tij, përmes pë*shurrjes së derës së Kryeministrisë.
Ndërkohë, dhjetra arrestime janë kryer nga policia pas përshkallëzimit të protestës në dhunë.
Discussion about this post