Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e ka konfirmuar prekjen me COVID 19 të Skënder Bratajt, kreut të Urgjencës Kombëtare.
Sipas ministres Brataj ndodhet i vetëizoluar në banesën e tij, ndërsa uron që ta kalojë këtë situatë sa më parë, dhe me sa më pak pasoja.
Postimi i ministres:
Dr. Skënder Brataj është konfirmuar pozitiv ditën e sotme pas kryerjes së analizës per Covid19. Deri tani gjendja e tij paraqitet e stabilizuar dhe Dr. Brataj ndodhet në vetëizolim, në shtëpinë e tij.
Uroj me shpirt ta kalojë sa më lehtë këtë situatë dhe t’i bashkohet sa më shpejt, i shëruar plotësisht, ekipit tonë që po lufton çdo ditë me këtë armik!
Vetë Brataj në disa dalje të tij mediatike kishte shfaqur disa simptoma dhe kollitje, të cilat duket se kanë paralajmëruar dhe situatën në të cilën ndodhet tashmë kreu i Urgjencës Kombëtare.
Gjatë ditës së djeshme ai është shfaqur dhe në ambientet e Infektivit, për të kryer vizitat e rastit dhe më pas i është drejtuar sërish banesës së tij, ku dhe po qendron në vetëizolim. Brataj është rasti i parë në radhët e drejtuesve të institucioneve që rezulton pozitiv me COVID 19.
Shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj pozitiv me COVID 19, karantinohet në banesë
(E.K/Faxweb.al)