Gazetari Klodian Tomorri ka kërkuar që qeveria të sqarojë publikun lidhur me gjendjen shëndetësore të kryeministrit duke argumentuar se lajmet për shëndetin e atyre që udhëheqin janë çështje me shumë rëndësi, por edhe zarar.
Me anë të një statusi në rrjetin e tij social, Tomorri shkruan se për lajmet që kanë qarkulluar në media se kryeministri Rama është sëmurë, duhet të ketë një reagim zyrtar ku të sqarohet situata, ashtu siç ndodh në të gjitha vendet e tjera të botës.
Statusi i plotë i gazetarit:
Prej ditesh po qarkullojne disa lajme se kryeministri nuk eshte ne gjendje te mire shendetesore. Fillimisht erdhen nga nje deputet i opozites, por me pas u shumefishuan edhe ne portale apo media te tjera.
Keto lajmet per shendetin e atyre qe udheheqin jane ceshtje me shume rendesi, por edhe zarar. Ne vendet e zhvilluara kur qarkullon ndonje fjale per shendetin e kryeministrit apo presidentit ka menjehere reagim zyrtar nga qeveria, e cila informon publikun.
Nje SHBA madje behen publike edhe nje pjese e te dhenave nga rekordet mjekesore te presidenteve, megjithese me ardhjen e Trumpit u ngaterrua cik kjo pune. Se ai detyron doktoret qe te shkrujne ne raport se eshte njeri njeriu me i shendetshemne bote.
Por pak rendesi ka kjo.
Une uroj shume qe zoti Rama te jete mire me shendet. Por do ishte mire qe qeveria ta sqaronte kete ceshtje. A ishin lajmet per semundjen e kryeministrit, nje lajthitje idiote dhe e neveritshme e nje deputeti te opozites apo kryeministri ka kaluar me te vertete probleme shendetesore.