Kryeministri Edi Rama është sot i pranishëm në aktivitetin për 95-vjetorin e vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri.
Kreu i qeverisë e nisi fjalën me ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos.
“I keqardhur! Uroj të prehet në paqe dhe shpreh ngushëllimet e mia të gjithë bashkëpunëtorëve të tij dhe anëtarëve të komunitetit të besimtarëve ortodoksë”, tha ai.