Bashkimi Evropian dhe Japonia do të forcojnë bashkëpunimin e tyre për të përballuar praktikat e padrejta tregtare, deklaroi sot Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë një deklarate për mediat në Tokio.
Këto komente erdhën pas një takimi zyrtar mes Von der Leyen dhe Kryeministrit japonez, Shigeru Ishimba, në një kohë kur BE-ja është në përpjekje për të arritur një marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara, si dhe një ditë përpara takimeve potencialisht të vështira me udhëheqësit kinezë.
Von der Leyen theksoi se Bashkimi Evropian dhe Japonia synojnë të forcojnë sigurinë ekonomike mes tyre.
“Do të bashkëpunojmë më ngushtë edhe për të luftuar praktikat e padrejta tregtare”, u shpreh ajo, duke shtuar: “Ne besojmë në konkurrencën globale, e cila duhet të sjellë përfitime për të gjitha palët.”