02:31 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Ursula von der Leyen krah Melonit: Vendosim ne kush do të vijë në BE dhe jo trafikantët

“Kryeministrja Meloni dhe unë jemi sot këtu për të ofruar një përgjigje të koordinuar nga autoritetet italiane dhe evropiane"

17:36 | 17/09/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ursula von der Leyen krah Melonit: Vendosim ne kush do të vijë në BE dhe jo trafikantët

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha të dielën se autoritetet evropiane dhe jo trafikantët do të “vendosin se kush do të vijë në Bashkimin Evropian dhe në çfarë rrethanash”. Zonja von der Leyen i bëri komentet gjatë një vizite në Lampedusa e shoqëruar nga Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, ndërsa dhjetëra qytetarë të ishullit italian protestuan kundër rritjes së fluksit të migrantëve kohët e fundit.

Rreth 126,000 migrantë kanë mbërritur në Itali këtë viti, deri tani. Shifra është pothuajse sa dyfishi i një viti më parë. Lampedusa ka mbajtur barrën kryesore kohët e fundit, me mijëra prurje vetëm këtë javë, më shumë se popullsia e ishullit italian.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e shoqëruar nga Kryeministrja Giorgia Meloni dhe anëtarë të tjerë të kabinetit italian, u zotuan të trajtojnë çështjen e migracionit gjatë një vizite në ishullin Lampedusa të dielën.

“Kryeministrja Meloni dhe unë jemi sot këtu për të ofruar një përgjigje të koordinuar nga autoritetet italiane dhe evropiane. Dua të jem shumë e qartë. Ne kemi një detyrim si pjesë e komunitetit ndërkombëtar. Ne e kemi përmbushur këtë detyrim në të kaluarën dhe do ta bëjmë sot dhe në të ardhmen. Por ne do të vendosim se kush do të vijë në Bashkimin Evropian dhe në çfarë rrethanash, dhe jo kontrabandistët dhe trafikantët”, tha udhëheqësja e Komisionit Evropian.

Vetëm brenda një dite këtë javë, në ishullin e vogël mbërritën 7,000 migrantë. Tensionet janë rritur në ishull, i cili është më afër Tunizisë sesa Italisë kontinentale.

Banorët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me numrin e madh të migrantëve në ishull. Migrantë nga Afrika e Veriut përpiqen të arrijnë Evropë duke i përdorur birgjet e ishullit Lampedusa. Banorët thonë se ka dekada që ndodh ky veprim.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka premtuar ta ndihmojë Italinë për të pëballuar prurjet e migrantëve, ndonëse Italia ka kërkuar një bllokadë detare për të frenuar fluksin .

Etiketa: emigranteGiorgia MeloniitaliLampedusaUrsula von der Leyen
Pas

Bournemouth dhe Chelsea rezultat pa gola

Para

Bulqizë/ “Livadhet e Karajt” nën pushtetin e flakëve, digjen dhjetëra hektarë pyje dhe kullota

Para
Bulqizë/ “Livadhet e Karajt” nën pushtetin e flakëve, digjen dhjetëra hektarë pyje dhe kullota

Bulqizë/ "Livadhet e Karajt" nën pushtetin e flakëve, digjen dhjetëra hektarë pyje dhe kullota

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë dhe paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Leva diplomatike e Starmer, arsyet që shtynë kryeministrin britanik të njoftojë njohjen e shtetit palestinez

Censi për bujqësinë / 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione për numrin e bagëtive

Kritikët e Kremlinit akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.