Kupa e Botës 2018, sot do të fillojë raundin çerekfinal të saj me një duel interesant mes Uruguajit dhe Francës, dy ekipet më në formë të këtij botërori të cilët nuk kanë zhgenjyer me lojën e tyre.
Por Uruguai me siguri këtë ndeshje do ta fillojë pa Ediso Cavanin, I cili ishte vendimtar në ndeshjen e fundit me dy golat e tij spektakolar, në vend të tij pritet të lozi Stuani.
Kurse te Franca mungesa e madhe do jetë Matuidi, i skualifikuar, që duhet të zëvendësohet nga Tolisso.
Formacionet e mundshme:
URUGUAJI (4-3-1-2): Muslera; Caceres, Gimenez, Godin, Laxalt; Nandez, Torreira, Vecino; Bentancur; Suarez, Stuani.
FRANCA (4-2-3-1): Lloris; Pavard, Varane, Umtiti, Hernandez; Kanté, Pogba; Mbappé, Griezmann, Tolisso; Giroud.
Discussion about this post