Usain Bolt i hiqet një nga 9 medaljet e arit, të fituara në lojërat olimpike sepse një nga bashkëvrapuesit e tij xhamajkan Nesta Carter ka rezultuar pozitiv në konsumimin e substancave të ndaluara.
Bolt do të duhet ta dorëzojë një medalje, ku në lojërat e Rios në verën e vitit të kaluar fitoi tre medalje ari. Ai i fitoi këto medalje në 100 metra, 200 metra dhe 4×100 metra duke ua shtuar këto sukseseve të tij të mëparshme në Lojërat Olimpike 2008 dhe 2012.
Arsyeja pse do t’i hiqet kjo medalje është sepse Carter ishte pjesë e stafetës 4×100 metra me skuadrën xhamajkane në Lojërat Olimpike të Pekinit në vitin 2008.
Në garë përveç Carter-it garonin dhe Michael Frater, Asafa Powell dhe Usain Bolt. Skuadra xhamajkane fitoi me rekord botëror 37.10 sekonda, përpara Trininad e Tobago dhe Japonisë.(K.P/SHUPLAKA)