17:19 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Ushtarakët e NATO-s: Goditjet e Ukrainës në thellësi të Rusisë, do të ishin legjitime

19:27 | 15/09/2024
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ushtarakët e NATO-s: Goditjet e Ukrainës në thellësi të Rusisë, do të ishin legjitime

Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s, admirali Rob Bauer thotë se ligji për konfliktin e armatosur i jep Ukrainës të drejtën për t’u vetëmbrojtur dhe se sipas tij kjo e drejtë nuk ndalet tek kufiri i vendit. Komentet e tij vijnë ndërsa administrata amerikane nuk ka pranuar të lejojë që Kievi të godasë në thellësi të territorit të Rusisë, duke përdorur armë me rreze të gjatë veprimi të prodhuara nga Amerika. Moska ka paralajmëruar se përdorimi i këtyre armëve nga Kievi, do të përshkallëzonte konfliktin përtej Ukrainës.

Komentet e Kreut të Komitetit Ushtarak të NATO-s, hollandezit Bauer reflektojnë qëndrimin e disa aleatëve të Shteteve të Bashkuara sipas së cilëve Ukraina ka të drejtën të godasë objektiva në thellësi të territorit rus. Por deri tani, administrata e Presidentit Joe Biden refuzon të lejojë Kievin ta bëjë një gjë të tillë duke përdorur armët e prodhimit amerikan.

“Çdo vend që sulmohet, ka të drejtë të mbrohet. Dhe kjo e drejtë nuk ndalet në kufirin e vendit tënd”, tha admirali Rob Bauer, duke folur në mbylljen e takimit vjetor të komitetit, ku mori pjesë edhe gjenerali amerikan CQ Brown.

“Ushtarakisht ekziston një arsye për t’i bërë këto sulme, për të dobësuar armikun, për të dobësuar linjat e tij logjistike, karburantin, municionet që vijnë në front. Ky është synimi i Ukrainës, nëse është e mundur. Pra, ekziston një arsye e mirë ushtarake përse duhet të bëhet kjo. Ekziston një bazë ligjore për ta bërë këtë. Është edhe ana tjetër e diskutimit, nëse vendet që i japin sistemet e armëve Ukrainës të kenë kufizime në përdorimin e atyre armëve, sepse ata ndihen përgjegjës për ato armë dhe kjo është ajo që ndodh. Disa vende kanë një mendim tjetër. Si një ushtarak them, po, Ukraina ka të drejtë të kryejë këto sulme”, deklaroi më tej ai.

Në të njëjtën linjë mendimi ishte dhe kolegu i tij, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Çeke, Karel Řehka i cili e bëri të qartë se vendi i tij nuk vendos kufizime të tilla për Kievin.

“Po përsëris atë që tha Admirali Bauer. Jam plotësisht dakord, mendoj se është krejtësisht legjitime dhe ligjore që ukrainasit të godasin objektivat në territorin rus me kusht që të jetë në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe ligjin e konfliktit të armatosur”, tha ai.

Komentet e dy ushtarakëve të lartë vijnë ndërsa presidenti amerikan Joe Biden po peshon nëse do të lejojë Ukrainën të përdorë armë me rreze të gjatë veprimi të dërguara nga Amerika për të goditur thellë në Rusi objektivat ushtarake.

Zoti Biden u takua me kryeministrin britanik Keir Starmer të premten, pas vizitës në Kiev të sekretarit Amerikan të Shtetit dhe Sekretarit të jashtëm britanik. Dy diplomatët e lartë gjatë vizitës në kryeqytetin ukrainas u përballën me kërkesa për të lejuar përdorimin e armëve me rreze të gjatë veprimi.

Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, zyrtarët amerikanë të njohur me diskutimet e takmit Biden- Starmer thanë se kryeministri britanik ka kërkuar miratimin e presidentit amerikan për të lejuar Ukrainën të përdorte raketat britanike “Storm Shadow” për sulme brenda në Rusi.

Miratimi nga zoti Biden mund të jetë i nevojshëm sepse pjesë të raketave “Storm Shadow” janë prodhuar në SHBA. Zyrtarët thanë se ende nuk ka një vendim nga administrata amerikane.

Shumë nga vendet evropiane kanë mbështetur fuqishëm Ukrainën, pjesërisht sepse shqetësohen se do të jenë viktima e radhës e një Rusie të fuqizuar.

Ukraina ka intensifikuar thirrjet ndaj Uashingtonit për të hequr kufizimet, veçanërisht ndërsa afrohet dimri dhe Kievi shqetësohet për sulmet ruse gjatë muajve më të ftohtë.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin ka thënë se një sistem armësh nuk do të përcaktojë suksesin në luftë. Ai gjithashtu vuri në dukje se Ukraina tashmë ka qenë në gjendje të godasë brenda Rusisë me sistemet e saj të prodhuara brenda vendit, duke përfshirë dronët.

Moska ka paralajmëruar se përdorimi i këtyre armëve nga Kievi, do të përshkallëzonte konfliktin përtej Ukrainës./Voa/

Pas

Netanyahu paralajmëron rebelët Houthi se do të paguajnë ‘një çmim të rëndë’ për sulmin në qendër të Izraelit

Para

Akuzat për përfshirjen e CIA-s në një komplot të dyshuar për vrasjen e Maduros, reagon DASH: Pretendimet, kategorikisht të rreme!

Para
Akuzat për përfshirjen e CIA-s në një komplot të dyshuar për vrasjen e Maduros, reagon DASH: Pretendimet, kategorikisht të rreme!

Akuzat për përfshirjen e CIA-s në një komplot të dyshuar për vrasjen e Maduros, reagon DASH: Pretendimet, kategorikisht të rreme!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përfundon verifikimi i 94 kutive në Peqin dhe Gramsh, procesverbalet i vihen në dispozicion PD për analizën e gjetjeve

‘Fleta pa vulë, votim pa njerëz’, Ilir Alimehmeti denoncon manipulimin masiv të zgjedhjeve

Raporti i CNN: Agjentët amerikanë në terren thonë se Iranit i duheshin edhe 3 vjet për armën bërthamore

IDF: Sulmi nga Irani ka mbaruar, largohuni nga strehimoret, shkatërruam shumicën e raketave balistike

Sulmi më vdekjeprurës i Rusisë në Kiev prej muajsh, vriten 15 persona

Kufizohet lëvizja e kamionëve, shtohen sportelet në kufi dhe patrullat në zonat e plazheve

Idf: Irani po sulmon sërish, sirenat po bien në Izrael

“Ai nuk di asgjë”, Trump ‘shpërthen’ ndaj Macron/ Nga Groenlanda te Irani, si u përplasën publikisht dy aleatë të NATO-s gjatë mbledhje së G7

Deputeti i PS në SPAK: Jam thirrur si person që ka dijeni për një çështje, ja pse s’mund të flas

Aleksandar Vulin me punë të re në një organizatë të udhëhequr nga kreu i inteligjencës ruse

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.