05:12 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Ushtaraku presion me video intime koleges, i kërkonte seks dhe lidhje por e pëson keq

21:07 | 05/03/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Ushtaraku presion me video intime koleges, i kërkonte seks dhe lidhje por e pëson keq

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar në gjyq me akuzën e gjobëvënies, Gersian Dumin, efektivin e policisë ushtarake. Oficeri Dumi u arrestua në nëntor të vitit 2016, nga specialistët e sektorit kibernetik të policisë së Tiranës, pasi shantazhoi me video intime një kolegen e tij brenda Forcave të Armatosura.

Dosja  pas përfundimit të hetimeve nga prokuroria është dërguar në gjykatë, ku pritet të fillojë procesi gjyqësor. E dëmtuara në kë ngjarje është shtetasja me iniciale E.K. Kjo e fundit e kishte denoncuar në polici faktin se dikush e kërcënonte me mesazhe anonime në telefon dhe në faqen e saj në Facebook, shkruan një portal online.

Ngjarja:

Ky person i kërkonte ushtarakes të takoheshin dhe të kryenin mardhënie seksuale. “Në të kundërt, videon që kam gjetur në inboxin tënd do ta bëj publike në internet”, ka qenë kërcënimi i ushtarakut. Pasi ka marrë kallëzimin e policisë, prokurori i çështjes tek krimet e rënda, Vladimir Mara bashkë me sektorin kundër krimeve kibernetike kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Policia ka instruktuar shtetasen me inicialet E.K., kolege e autorit të krimit, që ti kthente përgjigje dërguesit të mesazheve.

Pas komunikimeve të vazhdueshme mes të dëmtuarës nga ngjarja, 23-vjeçari konfirmonte pretendimin se kishte një video intime të vajzës, të cilin ai do e publikonte në internet. Kërkesa e të riut ishte që vajza të pranonte të kryente mardhënie seksuale me të dhe të krijonin një lidhje intime së bashku. Në këto kushte, nën kontrollin e policisë, punonjësja e ushtrisë ka lënë një takim me kolegun e saj Gersian Dumi, në një hotel në zonën e “Vilave Gjermane” në Tiranë.

Autori i ngjarjes ka shkuar aty duke menduar se do të takohej me kolegen “që i ishte bërë fiksim” por në fakt, sapo arriti tek hoteli, ushtari u arrestua në kushtet e flagrancës nga efektivët e policisë së Tiranës.

Në cilësinë e provës materiale, është sekuestruar telefoni i ushtarakut ku është gjetur se aparati kishte akses në një adrsë anonime në facebook, nga e cila ishin nisur mesazhet për vajzën e dëmtuar nga ngjarja.

Prokuroria ka bërë me dije se e dëmtuara E.K, nuk kishte asnjë dijeni se autori i ngjarjes ishte shtetasi Gersian Dumi, koleg i saj në ushtri, derisa ai u arrestua tek hoteli ku kishin lënë takim ku shkoi me një automjet “Golf 4” të bardhë. I pandehuri do të gjykohet për veprën peale “Shtrengim me ane te kanosjes ose dhunes per dhenie pasurie”. (J.V/Shuplaka)

Etiketa: lidhjepresionushtaraku
Pas

Rrëfehet Rosela Gjylbegu për babain e saj të ndjerë: Më mungon, asgjë nuk ma zëvëndëson atë

Para

Në 9 mars kryeministri i Izraelit takim në Moskë me Putin: Do ngre zërin kundra Iranit në Siri

Para
Në 9 mars kryeministri i Izraelit takim në Moskë me Putin: Do ngre zërin kundra Iranit në Siri

Në 9 mars kryeministri i Izraelit takim në Moskë me Putin: Do ngre zërin kundra Iranit në Siri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Interi i fiksuar pas Lookman, Atalanta reziston për sulmuesin

Gjenevë/ Spiropali në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, takime me homologët Klöckner dhe Ohana

Vrau katër persona në një kullë të Manhattanit, zbulohet arsyeja që shtyu 27-vjeçarin të kryente masakrën

Në pritje të ofertave, Chelsea i cakton çmimin Brojës. Ja sa kushton sulmuesi i kombëtares

Policia e Shtetit: A.(E) M. goditi Kryekomisarin Kondi dhe kërcënoi efektivët, pamjet në duart e AMP

Arrestohen 32 persona në Poloni për spiunim në favor të Rusisë

Maks kritikon FIA-n: Ndoshta është më mirë të mos të garojmë më në shi!

Ish-ushtari britanik ndan skenat kaotike dhe shqetësuese të civilëve që nxitojnë të mbledhin ndihma nga një vend shpërndarjeje në Gaza

Aksident në Lezhë, makina përplas fëmijën 10-vjeç me biçikletë

Izraeli: Plani i Britanisë së Madhe për të njohur Palestinën, shpërblim për Hamasin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.