Historiani Arben Llalla me anë të një postimi në Facebook ka zbuluar detaje të reja nga 35-vjeçari i cili hapi zjarr mbi policinë shqiptare ditën e sitme në Bularat të Gjirokastrës.
Sipas Arben Llallës, Kostandin Kacifa është njeriu i trupave speciale greke dhe ai është mbështetur nga grupi i ushtarëve grek që të largohej në drejtim të Greqi.
“Konstandin Kacifas, njeriu i trupave speciale të ushtrisë greke qëlloj mbi policinë e Gjirokastrës. Fotot ekskluzive nga grupi i ushtarëve grekë që mbështetën Kacifas që të largohet në drejtim të Greqisë”, shkruan historiani në një postim në Facebook.
Fax News raporton se 35-vjeçari Kaçifas ka zbrazur karikatorin e automatikut model 56 mbi mjetin e poicisë shqiptare. Nga këto, katër plumb kanë goditur mjetin e policisë.
Gjatë momentit që ka qëlluar drejt policisë, Kaçifa ishte veshur me një uniformë me rroba ushtarake.
Kafiça mësohet se i përket minoritetit grek, dhe ngjarja ka ndodhur në festën që po zhvillohej në Bularat. Fatmirësisht nuk ka mbetur asnjë polic i lënduar, por vetëm është thyer xhami i mjetit të policisë.
Aktualisht fshati është ‘blinduar’ nga Forcat Shqiponja, FNSH si dhe RENEA, ndërkohë që po bëhet krehja e zonës në fjalë, për të bërë të mundur kapjen e Kaçifës.
Ndërkohë policia në një njoftim zyrtar tha se shtetasi Kostandinos Kaçifa porsa ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin në drejtim të tij ka hapur zjarr me breshëri ndaj punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post