Një aeroplan luftarak amerikan, ka sulmuar një dron Iranian, i cili ishte drejtuar nga forcat mbështetëse të qeverisë së Sirisë në jug të shtetit.
Aeroplani F-15 ka rrëzuar dronin ditën e martë, në veri-lindje të Tanf, është thënë në një deklaratë të ushtrisë amerikane.
Ky dron është menduar që është i rrezikshëm, dhe ka kërcënuar trupat amerikane në tokë.
Forcat e koalicionit ishin të stacionuara në një postbllok luftarak të vendosur në verilindje të At Tanf, ku janë duke trajnuar dhe këshilluar forcat tokësore partnere në luftën kundër ISIS. Ky është i njëjti vend ku një tjetër dron pro-regjimit kishte lëshuar municione pranë forcave të koalicionit para se të rrëzohej më 8 qershor.(B.H/Shuplaka)