Ushtria izraelite tha se për herë të parë trupat tokësore kanë nisur operimin brenda Rripit të Gazës.
Përmes një deklarate të lëshuar më 13 tetor, ushtria tha se trupat kanë hyrë në Gazë për të luftuar militantët, për të shkatërruar armët dhe për të gjetur dëshmi lidhur me pengjet që po mbahen nga grupi militant palestinez i Hamasit.
Ky njoftim megjithatë nuk dukej se sinjalizonte për nisjen e pushtimit të pritur tokësor të Gazës. Izraeli ka grumbulluar trupa përgjatë kufirit me Rripin e Gazës që nga inkursioni vdekjeprurës i 7 tetorit që kryen militantët e Hamasit.
Njoftimi për bastisje vjen në ditën kur autoritetet izraelite paralajmëruan mbi 1.1 milion banorë të Gazës që të largoheshin për në jug të Gazës./REL