Gazetarja Klodiana Lala, në rubrikën “Opinion” ka dhënë detaje të reja pas ngjarjes në mitingun e PD ku rreth 140 persona janë shtruar në spital pas shqetësimeve shëndetësore të shfaqura.
Lala tha se në hetim është përfshirë edhe ushtria shqiptare.
Ajo shtoi se kjo është hera e parë që një sulm i tillë me pluhur kimik ndodh në Shqipëri, dhe shtoi se nëse ka prani helmi do të jemi para një akti terrorist.
“Në hetim u përfshi edhe ushtria shqiptare, eskpertë të mjekësisë së ushtrisë, që duan të kuptojnë se çfarë është ky mister që e rrethon këtë ngjarje. Nuk është një gjendje normale dhe një rast i zakontë. Drejtuesit e institucioneve më kanë konfirmuar se hetimi do të jetë i thellë. Prokuroria është njoftuar në kohë rekord. Një situatë e tillë për herë të më parë në Shqipëri, s’ka ndodhur kurrë më parë. Nëse ka prani helmi do jemi para një akti terrorist.
E gjithë protesta është monitoruar nga ajri. Edhe kjo pistë po hetohet nga ekspertët, pasi droni ka qëndruar gjatë gjithë kohës mbi podiumin ku fliste Basha. Mes të lënduarve është edhe një vajzë e vogël 6-vjeçare”,-tha Klodiana Lala.
(M.D/Shuplaka)