Zgjuarsia është një cilësi vetjake, ku njerëzit ‘investojnë’, në mënyra të ndryshme për ta pasur në shkallë të lartë.
Ushqimet me vitamina, të qëndruarit larg stresit, aktivitete fizike, stimulon rritjen e lidhjeve të reja neuronale në pjesë të ndryshme të trurit duke forcuar qelizat nervore dhe promovon prodhimin e ushqyesve që forcojnë kujtesën.
Por gjithashtu janë disa ushtrime të thjeshta, praktike, që nëse bëhen çdo ditë, kanë efekt.
Pastroni dhëmbët me dorën jo-dominante
Studime shkencore kanë zbuluar se duke e përdorur hemisferën jo-dominuese të trurit (gjë që e kërkon ky ushtrim) rezulton në zgjerim të shpejtë të sipërfaqes kortiale.
Bëni dush me sy mbyllur
Shqisat e prekjes aktivizojnë pjesë të ndryshme të trurit. Me përdorimin e duarve mund të ndjeni teksturat e trupit që janë të pamundshme për t’i parë, kjo është fjalë nervave në duar që dërgojnë sinjale te truri kur preket lëkura.
Thyeni rutinën e mëngjesit
Disa studime kanë dëshmuar se ndryshimi i detyrave të përditshme e rritë trashësinë e lëkurës dhe e përmirëson aktivitetin e trurit, transmeton telegrafi.
Uluni diku tjetër në tavolinë
Në shumicën e familjeve, çdo anëtarë e ka vendin e caktuar se ku ulet, mirëpo truri ka nevojë të befasohet me eksperienca të reja për t’u zhvilluar.
Komunikoni më shumë gjatë ditës
Është dëshmuar shkencërisht që mungesa e komunikimit ndikon seriozisht në aftësitë njohëse.
Ne aktivizojmë zona të ndryshme të trurit kur lexojmë apo i dëgjojmë personat tjerë. Leximi me zë apo në heshtje bën që truri të punoj më ndryshe. (E.V/Faxweb.al)