Një 34-vjeçar ka rënë në pranga nga policia e Tiranës pasi akuzohet për disa vepra penale.
E.T., akuzohet për ‘’Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
34-vjeçari dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, madje edhe e ka kanosur me mjet prerës.
Njoftimi i policisë:
– E. T., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 130 dhe 279 i Kodit Penal, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e ka kanosur atë me mjet prerës.