Një 57 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes në Mallakastër. Shtetasi me iniciale K.B i dënuar më parë për dhunë në familje, u arrestua në banesë, pasi kishte dhunuar gruan e tij, shtetases N.B, 46 vjeçe.
Ai akuzohet për veprat penale “Dhunë në familje”.
Njoftimi i policisë:
Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, arrestohet nga policia.
Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan shtetasin:
- K.B., 57 vjeç, banues në Mallakastër.
(I dënuar më parë për dhunë në familje).
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases N.B, 46 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.