Një 47-vjeçar nga Durrësi është arrestuar pasi ushtronte dhunë të përsëritur në prani të fëmijëve ndaj bashkëshortes P.K., 40 vjeçe.
47 vjeçari me iniciale S.K është vënë në pranga.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për për veprime të mëtejshme.
Njoftimi zyrtar:
Parandalohet përshkallëzimi i dhunës në familje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës në bashkëpunim me Specialistët e Policimit në Komunitet bënë të mundur ndalimin e shtetasit S.K., 47 vjeç, banues në Shkallnur/Durrës, pasi ushtronte dhunë të përsëritur në prani të fëmijëve ndaj bashkëshortes P.K., 40 vjeçe, Banues në Shkallnur/Durrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për për veprime të mëtejshme.
Discussion about this post