Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Beratit pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, për veprime të mëtejshme.
Njoftim:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, arrestuan në flagrancë shtetasin A. G., 28 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.