07:24 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Vaj palme në produktet e qumështit? Reagojnë bizneset njëzëri

14:35 | 26/05/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vaj palme në produktet e qumështit? Reagojnë bizneset njëzëri

Prej dy ditësh në media kanë qarkulluar lajmet se disa biznese të bulmetit në Shqipëri përdorin vaj palme. Nga një emision i publikuar në ‘’Fiks Fare’’ dhe disa prova, rezulonte se disa nga produktet në vend kishin një përqindje vaji.

Ndërkohë që menjëherë pas kësaj kanë reagur dhe disa nga bizneset që operojnë në këtë sektor në vendin tonë. Sipas tyre këto lajme synojnë të përhapin panik dhe nuk janë aspak të vërteta.

DEKLARATA E PËRBASHKËT E BIZNESEVE:

Paraprakisht Ju falënderojmë për prezencën dhe shprehim vlerësimet maksimale për median (nga të cilat veçojmë gazetarinë investigative), e cila në kuadër të kryerjes së misionit të saj, shpeshherë ka zëvendësuar veprimin e munguar të institucioneve shtetërore, për identifikimin dhe publikimin e problematikave serioze, e shumë serioze që impaktojnë negativisht shoqërinë dhe ekonominë.

Jemi përpara jush në këtë konferencë për shtyp për të parashtruar qëndrimin tonë lidhur me kronikën e përcjellë nga emisioni Fix Fare në Top-Channel dy ditë më parë, për konkluzionet e ISUV apo një punonjësi të ISUV se kompanitë  Conad, Klegen, Mirel, Lufra, Erzeni dhe Gjiro Farma , prodhojnë apo tregtojnë gjalpë e djathë duke i përzier me vaj palme, i cili sipas tij është shumë i rrezikshëm dhe lidhet me disa sëmundje.

Gjithçka u tha dhe u konkludua për kompanitë tona është tërësisht e pa vërtetë dhe se garantojmë konsumatorët tanë se në asnjë rast ne nuk e kemi përdorur këtë përbërës.

Qëllimi i këtij prononcimi nuk është ky që sapo thamë, pasi konkluzionet për këtë do i nxjerrë procesi hetimit administrativ i deklaruar se ka filluar nga AKU dhe nga hetimi penal që ne kemi adresuar në organet e ndjekjes penale.

Por në fakt qëllimi këtij prononcimi është parashtrimi përpara jush dhe mbarë opinionit publik se akuzat të tilla haptazi të pabaza, janë veprime të mirëfilli mafioze që jo vetëm cënojnë interesat e ligjshme të kompanive tona-lider në këtë fushë, por kanë qëllim uzurpimin e manipulimin e tregut dhe shkaktojnë panik dhe pasiguri ke qytetarët.

Pikërisht për këtë arsye kemi kërkuar hetime penale për të zbuluar personat që kanë iniciuar, dhe shtytur këtë manipulim dhe mekanizmin e veprimit me qëllim vënien e tyre para përgjegjësisë penale.

Vlerësojmë të nevojshme të evidentojmë e vlerësojmë sërish median si një aleat i pazëvendësueshëm dhe i sigurtë i biznesit, pasi ndër vite ka goditur e vijon të godasë fenomenet e informalitetit dhe cenimit të konkurueshmërisë – veprime të cilat kanë qenë një suport i vazhdueshëm për ne. (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: biznesetreagimivaj palme
Pas

Gjendet një kufomë në Korçë, policia nis hetimet

Para

Sejko: Sistemi bankar i shëndetshëm, janë ulur kreditë e këqija

Para
Sejko: Sistemi bankar i shëndetshëm, janë ulur kreditë e këqija

Sejko: Sistemi bankar i shëndetshëm, janë ulur kreditë e këqija

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Gjenerata online, Smartphoni në ‘majë të hundës’

Sulm me bombë ndaj autobusit të shkollës, ka viktima

Pritet të përdoret edhe nga Trump… Pentagoni pranon avionin nga Katari

Miliarda pako nga TEMU nuk do të jenë më me transport falas? Zbulohet plani që ‘mërziti’ blerësit online

Agjencia Evropiane e Barnave: Adoleshentët evropianë të ekspozuar ndaj rreziqeve të reja të varësisë

FOTOT| Trafik kokaine dhe heroine, kush janë shqiptarët e organizatës kriminale

Pas zgjedhjeve, deputetët kthehen javën që vjen në Kuvend! Në shtator marrin detyrën të rinjtë

Tragjike në Alpet e Zvicrës, orteku i merr jetën dy alpinistëve italianë

“Ka 12 deri në 18 muaj jetë”, ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.