Një nënë nga Britania ka rrëfyer gjithçka përjetoi vajza saj 10-vjeçare, e cila qëndroi për pesë ditë në Spitalin Universitar të Uellsit. Vogëlushja Calli Bridges nuk kishte kollë, por temperaturë të lartë, dhimbje koke, dhimbje stomaku, djegie të syve dhe diarre.
Vajza që nuk kishte sëmundje të tjera shoqëruese, por rezultoi pozitive me korònavirus. Nëna e saj e shqetësuar, Rachel foli për “Wales Online” duke rrëfyer se nuk e di ku u infektua Calli.
“Nuk e kam parë asnjëherë aq sëmurë. Nuk kishte kollë apo dhimbje fyti. Tre javë më parë, kishte dhimbje stomaku, temperaturë të lartë dhe të përzier. Për 5 – 6 ditë, gjendja e saj u përmirësua dhetë gjithë ne u izoluam për dy javë. Nuk kam asnjë ide se ku u infektua, por bashkëshorti Mark punon si veteriner dhe unë kam bërë blerje për të moshuarit, prandaj njëri nga ne mund t’ia ketë transmetuar pa e kuptuar”, tha Rachel.
Thuhet se fëmijët që infektohen kanë simptoma më pak serioze se të rriturit. Calli u dërgua në spital ku mjekët i bënë analizat për të mësuar cili është problemi i saj. Pas dy testeve, mjekët konfirmuan se ishte infektuar me virusin e ri.
(A.M/Faxweb.al)