Kryeministri Edi Rama ndan dëmshpërblimet e të përmbyturve në Fushë-Krujë. Gjatë fjalës së tij Ramës, si gjithnjë, nuk i kanë munguar batutat, duke e shkrirë sallën gazit.
FJALA E PLOTË E RAMËS:
Ka patur kapërcime të paaprashikueshme të motit. Në këto 20 vite ndodhi ajo nuk kishte ndodhur, as në kohën e Skenderbeut , as të ilirëve, që njeri të ndërtonte mbi lumë. Për fat të keq të gjitha ato investime i merr edhe lumi kë kohë të paracaktuara. Shqiptarët u inkurajun më parë dhe ndërtuan. Ato donin të dilnin në televizor me çizme. Gjendjen e shtë pisë mund ta përvetësoni vetëm hap pas hapi, duke u përballur edhe me vëshirësitë ekonmike. Ne morëm një qeveri të mbushur me borxhe.
Një shtet që vetëm shtet nuk mund të quhej dhe kemi filluar të focojmë themelet dhe të bëjmë hap pas hapi shtetin që duhet. KJo kërkon kohë mund dhe kohë, nuk mund të bëhet për 3 vjet e pak, ajo që u shkatërrua për më shumë se 20 vjet. Kemi investuar në Krujë sa kemi pasur mundësi. Siç ja hëngri malet Saliu Krujës asnjë sulltani nuk ja hëngri Krujës.
Mund të jenë punësuar edhe shumë njerëz por ka humbur gjenerata tjetër dhe ka humbur vite të tëra e gjithë kjo zonë që sot ne kemi kuruar hap pas hapi duke ditur që duhet të ruajmë disa ekuilibra të ekonomisë që janë aty.
Një gjë është e sigurtë: ajo që është thënë do bëhet për Krujën. Shumë shpejt do të fillojmë dhe rrugën që lidh Thumanën me Krujën që sot është një shteg i pakalueshëm që ka izoluar një zonë të tërë. DO vazhdojmë të investojmë në zonën historike dhe po kështu në Fushë-Krujë.
Kanë vazhduar të hapen njësi ekonomike të vogla por sot ne jemi këtu për t’u thënë të gjitha familjeve që u përmbytën, se jo vetëm ne nuk i harruam, por para mbylljes së vitit do ti shpërblejmë një për një sepse nuk mund të bëjmë atë që bënë në të shkuarën.
Na lanë borxhe, borxhe nga të katërta anët, ndaj kompanive që i morën për të bërë rrugë dhe i lanë rrugën, borxhe sipërmarrjeve për detyrime të ligjshme, rimbursimin e TVSH, borxhe personave me aftësi të kufizuar që i bënë rrush e kumbulla për fushatë elektorale dhe atyre që ishin përmbytur në vite.
Ne sot jemi krenarë që nuk dëmshpërblejmë ju, një vit më parë por edhe atyre të disa viteve më parë që e kishin humbur shpresën. Për të dhënë një mesazh të qartë nëse nuk e bëjmë një gjë jo se harrojmë apo se nuk duam, po s’e nuk mundemi.
Vajza dhe djem të rinj që shkruajnë komente në rrjetet sociale, ankohen dhe ankohen duhet të pyesin prindërit si ka mundësi që nuk e kemi shtëpinë me shumë kate, më të bukurën në lagje, dhe nga prindërit do të mësojnë se nuk ka mundësi se këto janë të ardhurat dhe ato shpenzohet dhe nuk mund dot të plotësojmë menjëherë ëndrrat tona duke marrë borxhe se në fund mund ta rrezikojmë ta humbim.
E njëjta gjë ndodh edhe me prindërit që thonë ne duam kushte më të mira për fëmijët tanë, në shkolla me kushte si në Gjermani, kur fëmijët të mbarojnë shkollën ta kenë punën gati, në këtë rast duhet të shikojnë shtëpinë e tyre: po ku ka prind që nuk do që shtëpia e tij të jetë më e mira?! Ka shumë shtëpi që në katin e parë banohet në katin e dytë a të tjerë janë shtyllat që pritet të vendoset çatia.
Nuk mund të pranojmë leksione nga ata që s’i kanë thënë njëherë punës ”Mirëmëngjes””.Nuk është faji ynë që erdhëm në këtë detyrë me kaq vite vonesë.
Si mund të mos them unë të vërtetën që një nga shkaqet e papunësisë në Shqipëri është se për 20 e ca vjet nuk iu dha njerëzve asnjë lloj zanati. Dhe ua kam thënë këtyre që këndojnë poemën e mjerimit në parlament a thua se e zbuluan mjerimin ditën që ranë nga kali, shkoni pra në autostradën Tiranë-Durrës dhe ma gjeni një ndërmarrje që nuk ka asnjë vend pune. Po pse i kanë bosh? Se u duhen teknikë të mesëm, zanatçinj, jo juristë!
Të vinte dhe të dridhej poçi si pulë e lagme nga lëkundjet e tensionit se shumica ishin në moshën e Vangjush Dakos, më herët, prandaj i bie më qafë.
Nuk dua të zgjatem më tutje, jemi këtu për dëmshpërblimet.
Ka edhe se s’kanë ardh në takim se thonë hë me se s’ka për tu bërë. Kaq shumë janë shalu në rrena këta njerëz sa tani është e vështirë që e vërteta më e prekshme mos t’u duket rrenë.
Ka njerëz këtu që edhe unë mund të mos u dukem prej vërteti.(V.G/SHUPLAKA)
Discussion about this post