Ngjarja e ndodhur në Fier mbrëmjen e ditës së premte, Elton Meta, ish bashkëshorti i Sabrina Bengajt, e vrau këtë të fundit në shtëpinë e saj, ka ardhur edhe reagimi i prindërve të viktimës.
Në një prononcim për mediat, ata kanë kërkuar dënim me varje në litar dhe kanë akuzuar gjykatësin e rrethit i cili kishte lënë të lirë Elton Metajn .
Ndërsa ndër të tjera e ëma, ka treguar edhe skenën e ndodhur pak momente para se Sabrina të qëllohej nga bashkëshorti i saj i cili nuk ishte hera e parë që shkonte në shtëpinë e prindërve të viktimës për të kërcënuar me armë.
Babai i Sabrina Bengaj, 23 vjeçares të vrarë në Fier,
Kërkoj falje ndaj të gjithë komunitetit fierak. Vite më parë në pabesi, më rrëmbejnë vajzën për mashtrim për martëse. Për turp kundrejt të afërmve të mi që thonin se nuk je i aftë se të iku vajza nga shtëpia. Kështu u detyrova të rregulloja marrëdhëniet me bijën time. Më vonë pas lindjes së nipit tim, Noelit filluan grindjet. Ish dhëndri ose ky lloj plehre e shoqëisë shqiptare fillont të tradhëtojë dhe vajza na merr në telefon dhe na thotë që ta marrim se burri po i bridhte me të tjera. Dakord ne e morëm në shtëpi dhe pas 5 ditësh vjen në shtëpinë time dhe kërcënon me armë. Një plehrë e shoqërisë shqiptare. Nuk denoncova dhe nuk fola për shumë gjëra, kjo për opinionin fierak. Policia e Fierit pse nuk kontrolloi shtëpinë ku ishte gjetur arma?
Unë kërkoj një gjë, nuk e di sesi e mendoni ju, me gjithë këto armë me gëzhojë, merr peng shtëpinë time, armëmbajtje pa leje e gjithë këto gjëra. Denoncoj publikisht dhe zotin Pirro Sota. Meqë e liruan dhe e pësoi ime bijë, le të përgjigjen ata. Akuzoj ish ministren e drejtësisë. Unë e shpreh publikisht më vjen keq për opinionin e Fierit, unë këtë nuk do e kaloj në plumb, por në varje. Të gjithë familjen e tij, edhe mamanë e tij një plehrë që e frynte djalin e saj duke i thënë që të tradhëton. Ky i bie të jetë një mi, se me traditë shqiptare nuk duhej bërë kjo. Akuzoj personalisht gjykatësin Pirro Sota, të shkojë edhe në karrige elektrike, i njoh edhe personalisht. Uroj që këto gjëra mos të ndodhin më, jo për mua. Unë kërkoj varje në litar, këta lloj fundërimash nuk duhen mbajtur në këtë tokë.
Mamaja e Sabrinës
Cdo natë kur mbaronte vajza turnin unë dal në rrugë për ta pritur. Nga frika se ai vinte edhe herë të tjera për të bërë terror unë isha gjithmonë e shqetësuar dhe e mbaja mendjen tek ajo pjesë. Më pas kur kthehet vajza në shtëpi, ulet për të ngrënë bukë. Në atë moment, hapet dera dhe hyn ai me kallash.
Unë vura kujën dhe me qetësin time u afrova dhe i thash të lutem pa të parë njeri merre armën dhe kthehu, mos më bëj terror në shtëpi. Ku është ajo më thoshte. Vajza doli me bukë me pjatë në dorë dhe i vuri automatikun. Mund të nda vriste të gjithëve. Ajo i tha hajde se nuk ke punë me ta, ke punë me mua. Sa ktheu kurrizin çupa ai e goditi.