Aurela Gaçe i ka suprizuar sot fansat e saj, duke publikuar një video ku vajza e saj e parë Grace, këndon një këngë labe. Mesa duket Grace, e ka trashëguar talentin nga mamaja e saj këngëtare.
“Kjo eshte fansja ime me e madhe. ‘O ma, une kendoj me mire se ty’, keshtu me tha. #Grace#5vjecepak# shpirtiimamit #ekendonlabcen.”, shkruan Aurela.
Më tej këngëtarja nuk harron të urojë besimtarët e krishterë për festën e Pashkëve.
“Gezuar Pashken te gjjthe besimtareve. Paçi rreth vetes vetem dashurine e Zotit dhe njerez e dashuri te sinqerte si vete femijet.”, shton më tej ajo.
Ndërkohë, në një tjetër video Grace shfaqet duke kënduar këngën e re të mamit me titull “S’mundem”, e cila u publikua mbrëmë për herë të parë në “Youtube”. Aurela shprehet se nuk e ka ndërmend ta shtyjë vajzën drejt rrugës së muzikës, por do e lërë të lirë të vendosë. Por gjenit s’ke çi bën, me këtë zë dhe dëshirë shumë shpejt do dëgjojmë të flitet fort për Grace-in.
“Oh dashuria ime tiiiiii. Kjo me çmend mua hahahaha per mire dmth.
As kam ndermend ta shtyj ne kete rruge , por kjo me surprizon. I degjon, i kendon vete. Mua me ngelet ta incizoj.
Te behet c’te doje kur te rritet, sepse do te jete njeri i lumtur vetem nese ben ate qe do.
Por tani per tani une “vdiqa” fareeeee. E mesoi kengen e re”, shkruan këngëtarja. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post