21:14 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Vajza e Azem Hajdarit kthehet në Shqipëri, a do të jetë në listën e PD për deputet?

10:41 | 16/02/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vajza e Azem Hajdarit kthehet në Shqipëri, a do të jetë në listën e PD për deputet?

Rudina Hajdari ngjalli mjaft kërshëri në media, kur kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e përmendi veçanërisht emrin e saj gjatë një takimi me strukturat e partisë. E kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo ka vendosur të jetë pjesë aktive e PD-së.

Burime të “Shuplakës” konfirmojnë se ajo ka qenë pjesë e PD-së por mësohet se ka vendosur të jetë më aktive tani e tutje. Rudina Hajdari është rikthyer në Tiranë pas qëndrimit në Amerikë për të dhënë kontributin e saj për demokratët.

“Për më shumë se dy vjet emri i Rudinës shënohej si punonjëse në Kongresin Amerikan, pranë sektorit të marrëdhënieve me jashtë. Sot situata për të ndryshon, nuk ka shumë që është kthyer teksa shprehet se sakrifica ia vlen, për aq kohë sa bëhet fjalë për të dhënë kontribut, aty ku e la babai.”, shprehet ajo në një intervistë për Birn.

Ajo e sheh pjesëmarrjen në strukturat e PD-së jo vetëm si vazhdimësi e mesazhit politik të babait të saj, por edhe si kompletim të jetës në drejtim të lirisë. Rudina Hajdari, nënë e një vajze 15-muajshe, shprehet se instikti e thërret të jetë pjesë aktive e partisë më të madhe opozitare.

E pyetur nëse e sheh veten në listat e deputetëve në zgjedhjet e 18 qershorit, ajo përgjigjet “politikisht korrekt”, duke u shprehur se është ende herët, megjithatë pranon atë që populli do:

“Është ende herët të flitet për këtë, nuk do refuzoja asnjë gjë që populli do, dhe jam gati të mbaj çdo detyrë që do më ngarkojnë, pasi kontributi jepet në çdo pozicion që të jesh.”

Në rrëfimin e saj për jetën në Amerikë, Rudina Hajdari tregon se pavarësisht gjithçkaje që ka aty, mendon se ka arritur pjekurinë e duhur për t’iu bashkuar PD-së në modernizimin e kësaj force politike.

“Është përgjegjësi shumë e madhe, ndihem më se krenare për tim atë, për atë që ka bërë dhe atë që ka lënë. E mbaj me shumë krenari që jam bija e tij, por edhe një ndjesi përgjegjësie, për të lënë, qoftë edhe modestisht diçka në rrugën që nisi im atë” -shprehet Rudina.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: azem hajdariPDrrefimRudina Hajdari
Pas

Trafikant droge, arrestohet shqiptari i kërkuar nga Interpoli, pritet ekstradimi drejt Italisë (EMRI)

Para

”T’i ndërpritet mandati deputetit Armando Prenga”, Prokuroria procedim penal ndaj KQZ-së (DETAJET)

Para
”T’i ndërpritet mandati deputetit Armando Prenga”, Prokuroria procedim penal ndaj KQZ-së (DETAJET)

''T'i ndërpritet mandati deputetit Armando Prenga'', Prokuroria procedim penal ndaj KQZ-së (DETAJET)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet në Theth mes banorëve dhe policisë, famulltari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj thirrje për dialog

Lufta 12-ditore me Izraelin, mediat iraniane: Presidenti iranian u plagos në këmbë dhe u largua nga Teherani përmes një kapaku emergjence

Zjarr i fuqishëm në Mallakastër, flakët përfshijnë hapësirën me shkurre dhe ullishte(VIDEO)

Kryediplomati rus Lavrov takim me Kim Jong Un, Pheniani zotohet për të ndihmuar Moskën në luftën ndaj Ukrainës

Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Kosova përfundon në spital

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH, konfirmon përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO

Kim Jong Un u zotua të mbështesë Rusinë “pa kushte”, Seuli zbulon shifrat: Koreja e Veriut i ka dërguar Moskës mbi 12 mln predha

Zjarr në një fabrikë riciklimi në Aleksandropolis, tymi i zi mbulon zonën

“Rusia s’mund të vendosë veton mbi zgjerimin e aleancës”, vendet e Ballkanit shprehin mbështetje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Alarm në aeroportin e Southend në Angli, rrëzohet një avion i vogël pak minuta pas ngritjes nga pista (VIDEO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.