Moderatorja e dashur për publikun, Iva Mera ka sjellë në jetë fëmijën e dytë. Me anë të një fotoje të publikuar në profilin personal në ‘Facebook’, ajo ka lajmëruar miqtë dhe të afërmit për ardhjen në jetë të një tjetër djali. Si një surprizë e bukur dhe e papritur, Iva ka arritur ta mbajë larg medias gjithçka derisa erdhi momenti final. Kujtojmë se vajza e humoristit të njohur Behar Mera ka edhe një djalë tjetër i cili nuk ka shumë kohë që festoi 1-vjetorin e lindjes.
Më herët ajo është shprehur se babai i saj nuk ka qenë dakord që ajo t’i futej botës së televizionit.
“Deri në moshën 19 vjeç nuk donte që të hyja në botën e artit, por më pas e pa që ishte diçka që nuk e ndalte dot dhe nuk refuzoi më, por u bë mësuesi im. Në vitet e fundit, më në fund e kam bërë që të nxjerrë një fjalë të mirë nga goja për mua. Më parë, sapo mbaroja emisionet, kishte vetëm kritika”, u shpreh ajo.