17:16 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vajza e Dritëro Agollit apel Veliajt: Vlerëso jetën shpirtërore të qytetit, nuk mund të lësh ikona si im atë në mes të rrugës

10:10 | 12/12/2016
në Aktualitet
0
Vajza e Dritëro Agollit apel Veliajt: Vlerëso jetën shpirtërore të qytetit, nuk mund të lësh ikona si im atë në mes të rrugës

Vajza e shkrimtarit të madh Dritëro Agollit ka shprehur dëshpërimin e saj për transformimet që po i bëhen Tiranës nga ndërtimet e Bashkisë. Ajo kujton gati me mall kohën kur pallati saj, i hershëm, i ndriçuar nga krijimi i shumë penave që kanë jetuar aty ka mbetur i vetëm, pas prishjeve të shumë ndërtesave në ‘’Rrugën e Dibrës’’.

Ajo tregon vuajtjet e të atit të vetë sesi sheh t’i shemben parasysh kujtimet që e kanë lidhur me këtë qytet. Sesi në emër të urbanizimit, i duhet të jetojë çdo ditë me zhurmën e punimeve, sesi dita ditës presin që shembjet të prekin edhe pallatin e tyre.

Nuk ka harruar të bëjë një ftesë për kryebashkiakun Veliaj, që të reflektojë se nuk mund të shembet një ndërtesë që ka dëgjuar bashkëbisedime të njerëzve të ndritshëm, dhe nuk mund të zhbëjmë historinë e një qyteti në emër të një rruge.

Vajza e Dritëro Agollit:

”E stolisur rruga e re, e sapo përuruar; Unazë e vogël e quajtur. Ajo i ra mes për mes e preu rrugicat e fëmijërisë sime , ku shtëpia e Cenit ishte ajo më e kërkuara për gjithkënd; Tanimë asgjë nuk ka . Tani ka një rrugë të re, të gjerë e të asfaltuar. Pallati ku jam rritur ka mbetur i vetëm. Pallat kubist i quajtur, i ndërtuar në vitet e komunizmit, i veçantë për kohën, por tashmë i çngjyrosur dhe i shpërfytyruar si gjithçka që nuk ka vëmendje e dashamirësi për t’u mirëmbajtur. Eshtë ndoshta ndër të vetmit pallate ku bashkëjetonin histori të njerëzve të famshëm; i vetmi pallat ku nata ishte përherë e ndriçuar nga ethet e krijimit , ku muret ishin dëshmitare të vlagës së krijimit dhe zanafillës së kryeveprave të letërsisë shqipe por edhe kryeveprave ne fushën e kompozimit muzikor .

E tanimë Pallati 85 është i mbuluar nga terri; Hyrja e pushtuar nga plehrat, lecka , qen të shtrirë për tokë, tela te zinj të shkapërderdhur, gropa e ujë i ndejtur; skutë e denjë për horra e pisa; Kjo është hyrja e pallatit ku jeton ati im, Dritëro , ku ende ka shtëpinë e tij Ismail Kadare, ku ka jetuar, ka krijuar e kompozuar i madhi Feim Ibrahimi . Rruga e Dibrës tashmë është rrugë qorre. Mesa duket nuk meriton as të ndriçohet nga dritat dekorative të Vitit të Ri . Dritëroi 85- vjeçar ka muaj që vëzhgon e përjeton zhurmat e ndërtimit te veprës së madhe të Unazës së vogël. Ai nuk bëzan, paçka se nuk ishte fort e lehtë të jetoje mes asaj zhurme, lemerie e indiference të atyre që ndërtojnë. Tashmë presim t’i vijë radha rruges sonë . “Prit gomar te mbije bar – o bija ime – me thoshte një fqinje i pallatit .

Uroj që qytetari i parë i Tiranës, miku ynë Erjon, të ketë një moment persiatje e njerëzisht të mendojë që qyteti ka edhe atë çka quhet jetë shpirtërore dhe për atë jetë shpirtërore ka disa ikona që janë të përjetshëm. E është në nderin e qytetit që ata kanë krijuar e vazhdojnē të krijojnē në këtë qytet. Të përpiqemi t’jua përmirësojmë jetesën atyre, ashtu si çdo qytetari, e jo t’i lëmë të harruar mes një ambienti të pajetueshëm.”

unaza-2

Etiketa: aktualitet
Pas

118 të arrestuar pas sulmit në Turqi, ndër ta dhe dy liderë në Ankara

Para

Dhunonte vazhdimisht babanë, arrestohet në flagrancë 26-vjeçari

Para
Dhunonte vazhdimisht babanë, arrestohet në flagrancë 26-vjeçari

Dhunonte vazhdimisht babanë, arrestohet në flagrancë 26-vjeçari

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rama paralajmëron ndjekje penale për punonjësit e Kadastrës që kanë legalizuar ndërtime në hapësira publike: Do anulohen lejet

Një ditë pasi zjarrfikësit arritën të vendosnin nën kontroll zjarrin në Drenovë të Mallakastrës, vatra është aktivizuar sërish

Rrëmbehet një aeroplan në Kanada, aeroporti ndërkombëtar i Vankuverit “paralizohet” për një orë

7-vjeçarja humbi jetën pasi u përplas nga skafi, shpallen të pafajshëm 5 efektivët e akuzuar për shpërdorim detyre

KPA pezullon nga detyra prokuroren Elona Alvora, e rikthen në Shkollën e Magjistraturës

“Injoroni çdo deklaratë të mëparshme”, Kandidati i “Nisma Shqipëria Bëhet”, Zeqir Kordhoni, kërkon mandatin e deputetit

“Jemi të gatshëm të negociojmë”, Ukraina: Takimi Zelensky-Putin do të ndihmonte përpjekjet për paqe

Franca merr masa për borxhin: Taksë për të pasurit dhe heqje e dy festave zyrtare

“BE të shtojë dëbimet”, organizata për emigracionin: Kush nuk merr azil, të ikë!

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, përplasen dy mjete, plagosen 2 pasagjere

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.