01:15 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vajza e Dritëro Agollit: E vërteta e statusit tim, babai nuk është përkeqësuar, madje ende shkruan

09:48 | 25/01/2017
në Aktualitet, Te Gjitha
0
Dedikimi prekës i vajzës së Ditëro Agollit: Zemra pikon lotë, paçka se mendjen e kam tek ti

Dritëro Agolli, njëriu i letrave shqipe padyshim që është një nga emrat që do të mbahet mend gjatë në vendin tonë. Tashmë i gjetur në një moshë të thyer jorrallëherë është sjellë në vëmendje nga e bija për gjendjene  rënduar në të cilën ndodhet.

Pas një postimi dy netë më parë ku përmes fjalëve dhe dhimbjeve për të atin, Elona Agolli rrëfen për ‘’GSH’’ se nuk ka një përkeqësim të gjendjes së tij.

Elona Agolli sqaroi se statusi i saj në rrjetin social “Facebook” ishte veçse një çast dobësie, këto ditë që ajo është në Londër. “Ishte vetëm një postim në një moment dobësie, pasi më merr malli më shumë kur jam larg, meqë kur jam në Shqipëri, shkoj çdo ditë e rri me të, lexojmë poezitë. Edhe në postim, unë nuk kam nënkuptuar që është i sëmurë.

Sigurisht, e ndjej trishtimin, pasi në moshën që është babai, unë çdo ditë kur largohem nga ai ndjehem në faj”. E pyetur se çfarë është errësira me të cilën lufton Drotëroi, e bija, Elona tha dje për “GSH” se, “ai natën e ka tmerr, thotë më ngjan si një buldozer që më shtyp.

Por me ardhjen e agimit, babai qetësohet, siç edhe jam shprehur kur them ‘ti pret dritën’”. Vajza e poetit, ndërsa ndodhet jashtë vendit për punë, thotë se “unë ngaqë di mendimet e përjetimet e babit kur bie muzgu e errësira, jetoj me mendimet e përjetimet e tij. Dhe kaq. Thjesht dashuri e qashtër bije, si çdo bije që do atin pa fund, njerëzisht e pafundësisht”. Ajo shton se Dritëroi madje e ka porrositur para se të udhëtonte për penë e bojë, pasi ai ende shkruan. (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: Dritero AgolliElona Agolli
Pas

Italia sërish në panik, nis shpërthimi në vullkanin Etna (VIDEO)

Para

Film për jetën e Britney Spears (VIDEO)

Para
Film për jetën e Britney Spears (VIDEO)

Film për jetën e Britney Spears (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e zjarreve në vend, PD apel qytetarëve: Largohuni nga zonat e rrezikshme, qeveria po dështon në menaxhim

Flakët në Borsh dalin jashtë kontrollit, rrezikohen banesat pranë vatrave të zjarrit

I dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

14 kg drogë e fshehur në frigorifer, si u kap 52-vjeçari shqiptar në Bolonja

Britania dhe Jordania koordinojnë hedhjen ajrore të ndihmave në Gaza, shtohen thirrjet për njohjen e shtetit palestinez

“Na ka humbur vajza”/ Pushuesit nga Kosova ngrenë më këmbë policinë, gjendet pas disa orësh 9-vjeçarja në plazhin e Shëngjinit

Ministri Fidan pret në seancën inauguruese të Platformës së Paqes në Ballkan homologët e tij nga Ballkani

Shijak, flakët përfshijnë masivin pyjor në fshatin Shetel

Zjarre të shumta edhe në Kosovë, raportohen 29 vatra aktive në 8 orët e fundit

“Europa duhet të mbledhë veten”, Trump në Skoci: Emigracioni masiv po e dëmton kontinentin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.