Marina Fara, vajza e këngëtares së njohur të serenatave, Eli Fara, është vënë shpeshherë në qendër të vëmendjes për format e saj, të ndjekura pas nga kritika të tipit “më mirë e ëma se e bija”.
Por më shumë se format e rrumbullakosura të saj, ka nisur të tërheqë vëmendje jeta luksoze e saj, udhëtimet jashtë vendit, fundjavat në pishinat dimërore, trajtimet e shtrenjta estetike, darkat mundane dhe aksesorët tepër të shtrenjtë.
Në intervistat e dhëna, ajo shprehet se jetën luksoze ia mundëson e ëma. Lidhur me marrëdhënien e tyre, Eli Fara u shpreh në një intervistë për emisionin “Tek Unë” se përpiqet t’i plotësojë dëshirat e së bijës pasi ndihet në borxh për vitet kur nuk ka qenë pranë saj.
“Bëj jetën që mund të përballoj. E mira nuk ka fund, kështu që nuk mund të bëj krahasime me askënd tjetër, sepse çdo njeri jeton ndryshe, me mundësi të ndryshme”, është shprehur Marina Fara në intervistat e saj.
(XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post