Ajo është një nga prezantueset më të famshme në Britaninë e Madhe. Kjo, edhe për shkak të pamjes së saj.
Por së fundmi Carol Vorderman i është futur një pune, që zakonisht e bëjnë vajzat e reja.
59-vjeçarja do të prezantojë motin, në një TV në Uells. Për këtë, asaj i është dashur që të mësojë gjuhën brenda dy muajve.
Vorderman ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes së publikut, për format e saj, por këtë radhë është kthyer në lajmin ‘kryesor’ në Britani, pikërisht për shkak se ka vendosur të bëhet “vajza e motit”, në moshën 59-vjeçare.