Vajza e Niko Peleshit, Aleksia ka reaguar ashpër ndaj ministres së Arsimit Besa Shahini për shkak të protestës së maturantëve në lidhje me provimin e gjuhës shqipe. Nëpërmjet një shkrimi, maturantja i thotë se nuk bëhet fjalë për një lëvizje opozitare, ashtu sic e cilësoi ministrja, por për një provim të hartuar në një mënyrë aspak dinjitoze.
Aleksia thotë se protesta e vërtetë po bëhet se po tallen me djersën e tyre, ndërkohë që pranuan edhe shtimin e pyetjeve, edhe shkurtimin e afatit kohor për të përfunduar testimin. Në shkrimin e saj, i bën thirrje ministres Shahini që të mos trajtojë maturantët si qënie eksperimentale por tu japë atë që meritojnë në bazë të situatave të vështira që kanë kaluar, sic është tërmeti dhe pandemia e Covidit.
Shkrimi i plotë i Peleshit: E nderuar znj. Ministre, pasi lexova pergjigjen tuaj, me lejoni t’ju siguroj se revolta e maturanteve nuk eshte nie levizje opozitare. Eshte e lehte qe te trajtohet si ceshtje politike dhe te injorohet sepse shihet si nje justifikim me teper i opozites per t’u hedhur ne sulm. Por nuk behet fjale per kete. Nese ne po protestojme sot, nuk na ka mxitur askush pervec mundit tone tre vjecar per te arritur synime te larta, qe po na hidhet poshte nga nje provim i hartuar ne nje menyre aspak dinjitoze qe po penalizon jo 5, 10 apo 100 maturante, por 30 mije.
30 mije maturante qe kemi kaluar nje vit shkollor plot peripeci, duke filluar nga termeti deri te pandemia. Nje vit ku, si ne, si mesuesit tane, ndryshe nga cdo brez i meparshem, jemi shkeputur vazhdimisht nga shkolla, jemi perballur me situata tronditese e per muaj me radhe s’kemi pasur askend te koka vec vullnetit qo na nevojitej per te bëre me te miren ne kater provime qe jane vendimtare per te ardhmen tone.
Logjikisht shpresonim që, shumica e shteteve evropiane, provimet e matures te na anulloheshin dhe notat të na llogariteshin me mesatare, por edhe pse kjo nuk ndodhi, nuk bëmë zë dhe vazhduam përgatitjen me sforco. Na u tha se do të kishte lehtesime, nderkohe na u dyfishua numri i pyetjeve, na u shkurtua afati kohor dhe na u ngushtua kufiri i pikeve midis notave.
E megjithate, perseri nuk bëmë zë. Por kur ne fund na jepet nje provim i nje niveli veshtiresie te pajustifikuar edhe ne nje situate normale, jashte programit te cilit kemi punuar, me pyetje te formuluara ne menyre absurde dhe me alternativa pergjigjesh tejet subjektive, atehere nuk mund te qendrojme me pa bere ze. Jo, nuk po protestojme thjesht per “provimet e veshtira”, po protestojme sepse ndihemi sikur po talleni me djersen tone. Nje note e ulet provimi per hartuesit e tezave tona, (qe meqe ra fjala, ende s’na e kane shuar kureshtjen se cfare bëri Turi me barken), mund te mos jete asgje, por per ne eshte nje derë me shume e mbyllur.
Nje dere qe nuk na e hapin dot me as opozitaret e as forumet politike. Nuk po kerkojme as notat e as diplomat fallco te qeverise se meparshme, po kerkojme vetem te mos trajtohemi si brez eksperimental kur ne loje eshte e ardhmja jone. Uroj qe dy provimet ne vijim, te pakten, mos te rezultojne ne studente te deshperuar per tre vite arsimi te hedhura ne kosh. Nga maturantja: Aleksia Peleshi
Maturantët janë ngritur sot në protestë një ditë pas provimit të Gjuhë-Letërsisë. Ata thonë se teza ishte shumë e vështirë dhe nuk kishte lidhje me shembujt për të cilët kishte njoftuar ministria e Arsimit. Ata gjithashtu janë shprehur se kërkojnë ose ulje të pikëve që llogariten për të hyrë në universitet, ose uljen e peshës së provimit të gjuhë-letërsisë në këtë llogaritje.(A.M/Faxweb.al)