Nisi në rrjetet sociale, vazhdoi në emisionin “E djela shqiptare” dhe u rikthye edhe një herë aty ku nisi. Bëhet fjalë për debatin e tensionuar mes vëllezërve korçarë Endri dhe Stefi Prifti dhe Florit e Brunos.
Së fundi ka reaguar edhe vajza e Stefit, e cila kritikon rëndë këngëtarët Flori Mumajesi dhe Brunon.
Sipas Joanës, publiku po harron dy artistët e skenës shqiptare dhe nuk po vlerëson artin e vërtetë që bëjnë babai dhe xhaxhai i saj.
“Fjalet ne vazhdim vijne jo si vajze dhe si mbese por si degjuese.Ti Bruno me nje kariere pa pik lidhjeje qe sdi te lidhesh tre fjal bashk,i mban leksione dy legjendave shqiptare?Meso respektin çun i dashur se je nje 0 me bisht vet pa produksionin Three Dots.Ju gazetar te nderuar q sa t gjeni nj lajm e shprehni si tju doj koka. Ju njerez injoranta shani kta t dy kjo do te thot q nuk kini respekt per muziken shqiptare. Ti @iamflorimumajesi meso t kompozosh nj keng pa kopjuar apo e harrove qe vjet ishe ti me nje keng t kopjuar nga nj serenat Korçare?Mos bej si profesionist kur ke kaq pak karrierre.Dhe nuk mund tiu besoj syve kur lexoj komenten ne Facebook.O njerez Shqiptar,mos shani se e keni ber kte Flori Mumajesin si Zot.Dhe esht fjal e madhe per tu perdorur. @iamflorimumajesi dhe mos perdor emrin Familje vend e pa vend nqs e di vleren e saj.Dhe esht ofendim i rend qe te thuash ti Flori mundohuni te beni keng te bukra.Ata jan njerez te drejt nqs nuk e kini kuptuar akoma.Nuk bejn lobingje si ju dhe nuk blejn vieës ne YouTube.Kshu Sqe merrni laps e leter dhe filloni tmsoni nga ata tdy.Thirini mendjes njerez te dashur.Ju lutem shperndaheni sa me shume.”, shkruan Joana Prifti në rrjetet sociale.
Nismëtare e këtij debati është bërë kënga e Artjola Toskës dhe Brunos “Mirmëngjes Dashni”, e cila fitoi edhe çmimin “Hit” në festivalin e “Këngës Magjike”. Kjo këngë u kritikua nga vëllezërit Prifti, si e papërshtatshme për përmasat e këtij spektakli.