54 artistë firmosën sot një peticion drejtuar presidentit Meta, ku kërkonin atij prishjen e godinës së Teatrit kombëtar dhe hapjen rrugë të ndërtimit të një godine të re.
Në mesin e personave që kanë firmosur këtë peticion është dhe emri i regjisorit Leka Bungo, që prej disa kohësh është vendosur në SHBA.
Mbiemri Bungo është ndeshur shumë së fundi duke ditur se vajza e Lekës, Genta Tafa Bungo është pjesë e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që kryen kontrollin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve.
Edhe pse babë e bij janë tërësisht të lirë të ushtrojnë profesionet e tyre në Shqipërinë tonë të vogël, lidhja bëhet shumë shpejt. Një baba që kërkon shembjen e Teatrit dhe një vajzë, që edhe pse e akuzuar për korrupsion nga studentët gjendet në majat e kontrollit të drejtësisë.
Leka Bungo pas viteve ’90 krijoi në hollin hyrës të godinës së Teatrit Kombëtar, teatrin privat ”Rubairat”, por që shpejt e humbi destinacionin e vet artistik si të tillë, derisa u mbyll më 2001 me rikonstruksionin që iu bë holleve të këtij teatri.
(E.K/FAXWEB.AL)