Pas vrasjes makabre në Maqedoni, ku u gjetën të vrarë tre anëtarë të së njëjtës familje, Amid Poçeste bashkëshortja e tij, Nazmije Poçesta dhe vajzes se tyre 13 vjeçare Anila Poçesta, të gjithë provat të çojnë te vajza e madhe e familjes 25 vjeçarja Blerta Poçesta.
Siç ka rrëfyer për Ansan, nipi i familjes Amir Findo i cili jeton në Cardignano (Treviso të Italisë) ka shtuar se ndaj kushërirës ka edhe prova të tjera të shumta.
“Nga ajo që na rezulton, Blerta është rrëfyer dhe ndodhet në burg”, tha ai për Ansan.
Midis provave të shumta janë edhe disa foto që zbulojnë vendodhjen e vajzës në Maqedoni në momentin e tragjedisë. Një provë që hedh poshtë deklaratat e vajzës që ndodhej në Itali në momentin e vrasjes së trefishtë.
Lajmi i arrestimit të vajzës fillimisht u publikua nga disa faqe në Maqedoni të cilat konfirmuan faktin që vajza, menjëherë pas krimit u kthye në Itali me motrën tjetër, shkruan një media italiane. Më pas vajza për të mbuluar gjurmët është rikthyer në Dakar të Maqedonisë, ku edhe u arrestua.
Menjëherë pas arrestimit të saj në pranga përfunduan edhe dy meshkuj të tjerë nga Maqedonia.
“Po del një skenar që s’kemi dashur kurrë të ndodhte, përveç tragjedisë, epilogu për përgjegjësitë po na lë pa fjalë. Asnjë nga fqinjët nuk kishte dijeni për një gjë të tillë.
Nuk dukeshin se kishin probleme ekonomike dhe raportet familjare, në dukje nuk ishin aspak keq. Ajo që ndodhi është e tmerrshme, por ky rindërtim, kjo mizori më lë të tronditur”tha kryebashkiaku i qytetit Fruilian, i cili shprehu gadishmërinë për të mbështetur vajzën e vetme të mbijetuar të masakrës.
(J.D/Faxweb.al)