09:45 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘Babi im ka dalë pozitiv, është në spital’, si i merret tamponi një të dyshuari me Covid, në familjen e një polici në Don Bosko

08:39 | 29/04/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Babi im ka dalë pozitiv, është në spital’, si i merret tamponi një të dyshuari me Covid, në familjen e një polici në Don Bosko

Grupi i punës për të testuar personat e rinj të dyshuar është gati, teksa po shkojnë në një vatër që gjendet në lagjen Don Bosko në Tiranë. Në këtë lu ftë me armikun e padukshëm nuk janë vetëm mjekët e rrezikuar por edhe policët dhe gazetarët. Vatra në fjalë është familja e një polici i cili është infektuar dhe gjendet i shtruar në spital. Në familjen e tij është infektuar edhe bashkëshortja, por pa shenja të dukshme si dhe dyshohet për vajzën.

“Po e bëj këtë tampon se babi im ka dalë pozitiv me covid 19 dhe momentalisht ndodhet në spital. Thjesht për çështje sigurie duam ta bëjmë dhe ne. Nuk është se kam patur shumë shenja shqetësues por ndoshta dhe nga ankthi dhe nga frika shfaqen gjithë këto.

Kam mamanë që është pozitive por nuk ka shenja, pra ka dalë pozitive por po e përballon shumë mirë dhe nuk ka problem. Normalisht është frika se mos i ndodh atij diçka në radhë të parë. Është frika se jemi të prekur vetë dhe është frika se kemi të prekur të gjithë të dashurit e tjerë. Por mbi të gjitha na intereson babi në këto momente që të bëhet mirë”, tregon vajza.

Në këto momente vajzës po i kryhet marrja e tamponit në gojë dhe në hundë. Sipas ekspertëve lëngu në transport virus medium duhet të jetë ngjyrë rozë, që testi të jetë i saktë.

Pas marrjes së kësaj analize ekipi duhet që të zhvishet me kujdes dhe të dezinfektohet në mënyrë që të mos rrezikoj vetën. Mostra e marrë sipas kushteve dhe standardeve të duhura do të trasportohet pranë Institutit të Shëndetit Publik, ku do të analizohet. Koha për daljen e përgjigjes është tetë orë. Kuptohet që stresi që përjetojnë pacientët deri në marrjen e rezultatit, është i madh. Madje ka raste që edhe vetë mjekët përjetojnë një stres të tillë.

“Dje kam qarë për një grua që i dhashë një përgjigje që mezi e priste për të bijën. Më ka uruar pa masë sikur unë i kisha jetën në dorë, vetëm se unë i thashë që vajza jote ishte negative nga COVID 19. Nuk e ke idenë, e kam përjetuar jashtë mase, u ndjeva e lumtur që bëra një njeri të lumtur”, – tregon Ermelinda Murati, mjeke terreni

Epidemiologët e terrenit shkojnë drejt zyrës së ISHP-së, për të dorëzuar mostrën e marrë. Fillimisht vajzat dezinfektojnë këmbët e më pas afrohen te dritarja ku japin termosin me mostrat e terrenit.
Termosin fillimisht e merr një laborante dhe e çon drejt dhomës ku do të kryhet analiza.

Fillimisht mostra klinike do të dekontaminohet, do të përpunohet dhe do të analizohet me kohë reale PCR e rekomaduar nga Organizata Botërore, për të gjithë laboratorët në mbarë botën. Nëse mostra del pozitive pacienti në bazë të gjendjes fizike do të izolohet në shtëpi ose do të shtrohet në spital.

Pas

“Atë copën e dhjamit aty e lashë vetë”, Orinda Huta poston pamjet pa photoshop dhe tregon peshën: Vajza jemi njësoj…

Para

Mjeku shqiptar në Spanjë: 50 fëmijë të shtruar, sindromi që shoqëron COVID

Para
Mjeku shqiptar në Spanjë: 50 fëmijë të shtruar, sindromi që shoqëron COVID

Mjeku shqiptar në Spanjë: 50 fëmijë të shtruar, sindromi që shoqëron COVID

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në shkollën “1 Maji” në Tiranë nuk numërohet në 4 tavolina! Zv kryetari i KZAZ: Janë larguar numëruesit e PD-së, ja sa vota ka marrë çdo subjekt politik

Numërohen 147 nga 405 kuti votimi në Shkodër, PD kryeson me mbi 1000 vota ndaj PS

Pritet rezultati i votimit elektronik, Spiropali mbërrin në Vorë

Vihet në pranga 63-vjeçari në Fier, dha para në këmbim të votave për të favorizuar kandidaten

Numërohen 83 kuti nga 245 në Lezhë, si paraqitet rezultati! Sa është diferenca PS-PD

Numërohen 31.07% e kutive të votimit në vend, PS kryeson me 83 mandate, PD 50 mandate. PSD forcë e tretë politike

Numërohen 69 nga 222 kuti në Dibër, PS vijon të kryesojë ndaj PD-së

Dibër/ Mbyllet përkohësisht procesi i numërimit të votave

Numërohen 150 kuti nga 587 në Fier! Socialistët kryesojnë, rritet ndjeshëm diferenca mes partive kryesore

Numërohen 110 nga 275 kuti në qarkun e Beratit, vijon të kryesojë PS-ja

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.