Protagonistes më të re të emisionit “Përputhen”, Margaret Shllaku nuk i ka shkuar takimi ashtu siç duhej. Ajo kishte zgjedhur Dejvin për ta njohur më shumë, por ky i fundit, i cili njihet për veprime të papritura tentoi ti rrémbente një puthje.
Margaret zgjodhi që të largohej nga takimi pasi veprimi i tij nuk i pëlqeu, gjë që u komentua edhe në studio. Ajo insistoi që Dejvi duhet ti kërkonte falje publike, por ky i fundit hezitoi që ta bënte. Për këtë arsye, Margaret doli nga studio.
Pavarësisht largimit të saj për herë të dytë, Dejvi nuk e bëri veprimin që dëshironte Margaret, por e ndoqi nga pas. Nuk dihet se cfarë ndodhi në prapaskena prandaj është e paqartë nëse situata mes tyre është qetësuar apo kanë vijuar pérplasjet.(A.M/Faxweb.al)