Vajzat e aktorëve Demi Moore e Bruce Willis janë bërë bashkë për festa. Rumer, Scout dhe Tallulah u takuan në një zonë në Idaho për të festuar së bashku Krishtlindjen.
Ato u lanë në një lumë të rrethuar nga një peizazh plot me borë dhe pozuan me rroba banje, pavarësisht temperaturave të ulëta.
Njëra nga vajzat, Tallulah vendosi t’u shkruante atyre që e kanë urryer në adoleshencë: “Dedikuar të gjithë atyre që më kanë cilësuar “të shëmtuar” kur isha 13 vjeçe”. Vajza e vogël e familjes Ëillis ka qenë viktimë e bullizmit kur ishte adoleshente, pasi ishin të shumtë ata që i thoshin: “Si ka mundësi që dy aktorë kaq të bukur kanë sjellë në jetë fëmijë kaq të shëmtuar sa ju”? Kështu që me këtë foto, Tallulah demonstron fitoren e saj, përkundjerjt të gjithë atyre që e ofenduan duke shfaqur një pamje mbreslënëse.(M.Q/Faxweb)