Irani është një nga shtetet ku fermrat kanë shumë pak të drejta në shoqëri dhe ligjet janë shumë strikte për to, dhe këtë e tregon historia e kësaj vajze.
Ajo është Maedeh Hojabri është arrestuar për shkak se publikonte në ‘Instagram’-in e saj disa video duke kërcyer pa shami.
Por pas këtij arrestimi menjëherë kanë dalë në mbështetje të gjitha vajzat dhe gratë e iranit, të cilat kërkojnë që të hiqen përfundimisht të tilla ligje.
Njëra prej tyre për të mbështetur vajzën e re, blogerja Hossein Ronaghi ka publikuar një video duke kërcyer nën ritmet e këngës “Bonbon” të Era Istrefit.
Menjëherë pas kësaj ka vendosur të reagojë edhe këngëtarja shqiptare. Era ka publikuar fotografinë e një lajmi dhe përkrah tij ka shkruar: “Kjo është çmenduri! Lirojeni Maedeh! Kërcimi nuk është krim”.
Discussion about this post