22:22 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vajzat nga Kosova që hynë në listën e ‘Forbes’ (VIDEO)

22:43 | 04/02/2018
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vajzat nga Kosova që hynë në listën e ‘Forbes’ (VIDEO)

Dafina Olluri dhe Blerta Thaçi janë udhëheqëse të një grupi prej 12 të rinjsh, të cilët përbëjnë organizatën joqeveritare “Open Data Kosovo”. E themeluar në vitin 2014 nga një studiues kanadez, organizata synon që përmes projekteve të ndryshme, duke shfrytëzuar teknologjinë, të rrisë llogaridhënien dhe transparencën e institucioneve në Kosovë.

Një nga projektet e fundit është “Techsperience” i cili përfshin dy institucione, Odën Ekonomike të Kosovës si dhe Agjencinë e Punësimit. Dafina Olluri, thotë se krahas këtyre institucioneve, përfitues do të jenë 100 të rinj që do të trajnohen gjatë këtij projekti.

“Qëllim kryesor ka pasë që ti marrë 100 të rinjë dhe të reja, t’i trajnojë në fushën e programimit, do të thotë të ua ngrisë kapacitetin në fushën e teknologjisë. Ndërsa mënyra se si e kemi zgjedhur partneritetin me institucionet ka qenë rekomandim i GIZ-it, që kanë nevojë këto dy institucione që t’i kenë disa procese të punës të digjitalizuara. Kështu që në ekipin tonë gjatë trajnimeve ne mundohemi që së bashku me pjesëmarrësit ti krijojmë disa prototipe që ju ndihmojnë këtyre institucioneve, mandej vjen faza ku ne në zyre i bëjmë këto zgjidhje dhe i dorëzojmë te institucionet. Pra është një proces qysh një zgjidhje digjitale krijohet prej fillimit deri te dorëzimi”,thotë ajo.

Së fundmi puna e kësaj organizate u njoh edhe nga revista Forbes e cila në listën e saj “30 nën 30 vjeç” për vitin 2018, renditi edhe emrat e udhëheqëseve të organizatës “Open Data Kosovo”. Në këtë listë kanë hyrë 300 të rinjë në moshën 30 vjeçare nga vende të ndryshme të Evropës, të cilët kanë shënuar suksese në fusha të ndryshme.

Blerta Thaçi, thotë se përpjekjet e tyre janë përqednruar në kategorinë “Ligj dhe politikë”.

“Është me të vërtetë një vlerësim mjaft i mirë dhe në përgjithësi i gjithë ekipi i organizatës e ka pritë mjaft mirë, në aspektin se është vlerësuar puna të cilën ne e kemi realizuar deri më tani. Mirëpo, njëkohësisht jemi ndjerë edhe më me përgjegjësi që të punojmë edhe më tutje edhe të kontribuojmë edhe më shumë në fushën e teknologjisë dhe qytetarisë aktive, i cili është edhe misioni i organizatës”, thotë Blerta.

Mosha mesatare e grupit por edhe pjesëmarrësve në trajnimet e organizatës është nën 30 vjet, ndërsa ajo çka bie në sy, thotë Dafina Olluri, është edhe interesimi i madh i gjinisë femërore në fushën e teknologjisë.

“Deri vonë ka qenë mund të them një ekskluzivitet që vetëm gjinia mashkullore mund të kyqen në fushën e teknologjisë, mirëpo fatmirësisht ne e kemi parë me projektet tona që kanë qenë shumë të involvuara edhe gratë apo gjinia femërore. Në veçanti në vitin e kaluar kanë qenë pjesëmarrëse 125 të reja nga komuna të ndryshme që janë bërë pjesë e projekteve tona. Kjo është diçka pozitive për shkak që fuqizimi i gruas edhe në këtë fushë po shihet gjithnjë e më shumë”, thotë Dafina.

Blerta Thaçi thotë se “Open Data Kosovo” do të vazhdojë punën me projekte të tjera ndërsa është një derë e hapur për të rinjtë e interesuar në këtë fushë.

“Projekti i radhës që e ka një natyrë pak më ndryshe për të cilin kemi punuar deri tash është projekti me të cilin kemi me ndërtuar platforma për të mësuar programim, të cilat do të jenë në gjuhën shqipe edhe materiali edhe platforma, në mënyrë që të rritet domeni i resurseve online që të rinjtë e Kosovës ta kenë sa më të lehtë të arrijnë t’i marrin këto njohuri që dita ditës po kërkohen më shumë edhe në tregun e Kosovës”, thotë ajo.

Ndryshe, në listën e Forbes për këtë vit, kishte edhe emra të tjerë të shqiptarëve të suksesshëm në fusha të ndryshme, siç janë këngëtaret me përmasa botërore Rita Ora dhe Dua Lipa./VOA/

 

Etiketa: Forbes-vajzat nga kosova-Dafina-Blerta
Pas

Supergoli i Susos në ndeshjen ndaj Udineses (VIDEO)

Para

Doli për lundrim gjatë stuhisë, zhduket gomonia me dy persona në Vlorë

Para
Doli për lundrim gjatë stuhisë, zhduket gomonia me dy persona në Vlorë

Doli për lundrim gjatë stuhisë, zhduket gomonia me dy persona në Vlorë

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTOT| Trafik kokaine dhe heroine, kush janë shqiptarët e organizatës kriminale

Pas zgjedhjeve, deputetët kthehen javën që vjen në Kuvend! Në shtator marrin detyrën të rinjtë

Tragjike në Alpet e Zvicrës, orteku i merr jetën dy alpinistëve italianë

“Ka 12 deri në 18 muaj jetë”, ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin

Trump përplaset me Presidentin e Afrikës së Jugut për “gjenocidin ndaj të bardhëve”

Turma të mëdha njerëzish presin në radhë të gjata për ushqim në Gaza

Zelensky flet me shefin e NATO-s, thekson nevojën për rritje të presionit ndaj Rusisë

Sulm me thikë në Holandë/ Disa të plagosur, mes tyre një oficer policie

“Hamasi kontrollon Gazën”, Netanyahu: Do të bëjmë gjithçka për të përfunduar luftën!

Qeveria miraton trajtim të njëjtë për forcat rezerviste, njësoj si ushtarakët aktivë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.