Sipas prokurorit, dy femrat që akuzohen për vrasjen e gjysmë vëllait të Kim Jong-un me agjent nervor në terminalin e aeroportit, janë vrasëse të trajnuara mirë që po e luajnë rolin e budallait për t’i shpëtuar dënimit.
Siti Aisyah dhe Doan Thi Huong, që akuzohen për vrasjen e Kim Jong-Nam në aeroportin e Kuala Lumpurit në shkurt të vitit të kaluar, kanë deklaruar se disa persona i kishin mashtruar duke i bindur që të futen në “lojë”, me arsyetimin se bëhet fjalë për një shaka që do të transmetohet në televizion, transmeton Telegrafi.
Por, Ëan Shaharuddin Ëan Ladin, prokuror i Malajzisë, ka deklaruar se arsyetimet janë të palogjikshme, pasi që të akuzuarat po mundohen t’i shmangen dënimit.
Sipas tij, mënyra se si është vrarë Jong-Nam, tregon se ato janë vrasëse të trajnuara mirë që ngjasojnë me personazhet e ndryshëm të filmave aksion.
“Kësi lloj vrasësish mund të shihen vetëm në filmat e James Bondit, dhe vajzat nuk janë zgjedhur rastësisht. Ato e dinin saktësisht se çfarë duhej të bënin dhe ia kanë arritur qëllimit”, ka deklaruar prokurori Ëan Ladin për Associated Press.
Kim Jong-Nam, gjysmë vëllai i liderit të Koresë së Veriut ishte vrarë me agjent nervor që i është hedhur në fytyrë dhe sy.