Familjarët e vajzës 17- vjeçare nga Gjirokastra, e cila sipas tyre është rrëmbyer dhe po mbahet peng nga Shpëtim Muharremi, kërkojnë nga policia që t’u kthehet vajza e tyre.
Në një prononcim për Fax News, babai i 17 vjeçares hedh akuza të forta për Shpëtim Muharremin, për të cilin thotë se e ka lënë vajzën shtatzënë, megjithëse vajza është e martuar me djalin e tij, Edi Muharremin.
Skënder Dalipi, babai i vajzës shprehet se pagoi 300 mijë lekë, që ti hiqnin fëmijën vajzës.
“Vajza dështoi një fëmijë dhe në paguajtëm 300 mijë lek që ta hiqte. Ai personi që është në burg e la shtatzënë. Tani dua që çupa të vij në shtëpi mos të kemi probleme, që të ndodhi ndonjë vrasje. Ajo është në shpinë e tij dhe vajzën nuk e sjellin. Kam frikë të shkoj atje se të vrasin ato atje në Levan. Ato në Levan janë të tërë mafiozë. Kam frikë se mos më vrasin vajzën. Policia thotë që nuk do çupa.”
Ndërkohë që mamaja e vajzës shprehet se po pret që ti sjellin vajzën dhe se ajo është marrë me pahir nga shtëpia.
“Po rrimë për vajzën. Nuk e sjellin vajzën. Ta sjellin vajzën këtu. Vajzën e kemi në Levan dhe ato nuk e sjllin këtu. Ajo nuk është martuar, por e morën me pahir. Nuk e lëshoj atje. E morën me pahir. Mori burrë memec. Nuk e lëshoj. Nuk e di. Nuk e di pse nuk ma sjellin vajzën, nuk merr masa policia.”
Megjithëse vajza është në një moshë të mitur, policia u ka thënë familjarëve se ajo duhet të kthehet me dëshirë. Ndërkohë që sipas familjarëve policia nuk po merr masat e nevojshme që t’u kthehet vajza.
(M.Q/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=xLed0Bkbi7s