06:09 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vajzës rrezikon t’i pritet krahu, nëna: “Mjekët ma masakruan”, doktori: “E ka fajin infermieri” (VIDEO)

21:27 | 29/12/2016
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vajzës rrezikon t’i pritet krahu, nëna: “Mjekët ma masakruan”, doktori: “E ka fajin infermieri” (VIDEO)

Nëna nga Vlora akuzon mjekun për gjendjen e rënduar shëndetësore të vajzës së saj Stelinës, ndërsa ky i fundit ia hedh fajin infermierit.

Klementina Barjamaj, u ankua në emisionin Fiks Fare për stafin mjekësor të qendrës shëndetësore të Vllahinës. Sipas saj, një injeksion në krah i ka kushtuar shtrenjtë të bijës 16-vjeçare, e cila rrezikon t’i pritet krahu.

Injeksioni për alergji që i ka bërë infermieri i ka shkaktuar plagë në krahë. Madje  edhe mjekimi që ka marrë për plagën ka qenë i dëmshëm, duke ia acaruar dhe zmadhuar më shumë përmasat e saj duke e çuar plagën në nekrozë.

“Ankohem te Fiks Fare për vajzën time, e cila kishte shenja helmimi dhe e dërguam në muajin gusht në qendrën shëndetësore të fshatit Vllahinë” tregon Klementina, duke shtuar se infermieri i qendrës, Dushan Hysenaj, i ka bërë një injeksion, “Kalcium Glukonat”, me urdhrin e mjekut të qendrës.

Familja e të miturës denoncoi rastin në prokurori, por procedimi u pushua me arsyetimin se nuk ka elementë të veprës penale.

Për të vërtetuar fjalët e nënës, kamera e Fiksit ka shkuar në qendrën shëndetësore në fshatin Vllahinë në Vlorë, ku gjetën mjekun që ka autorizuar injeksionin si dhe infermierin që e bëri dhe e mjekoi më pas plagën.

Sipas mjekut Nasho Zani, plaga është shkaktuar nga mënyra si është bërë injeksioni. Sipas tij, mund të ketë rënë një pikë ilaçi jashtë venës që shkaktoi plagën.

Pasta jai shton se nuk ka qenë në dijeni të pomadës që I është vendosur vajzës në krah, e cila e ka përkeqësuar gjendjen e saj.

Ndërsa infermieri që e ka vendosur pomadën në krahun e vajzës është shprehur: “Unë nuk e dija që bën keq, nuk e dija çfarë ishte”.

Vajza, pasi u mjekua për disa ditë në qendrën shëndetësore në Vllahinë, po merr mjekimin në QSUT, në Spitalin e Djegies Plastike. (D.D/Shuplaka)


Etiketa: denoncimfiks faremjekvideo
Pas

Humbja e mandatit, Ismet Drishti elegji për Elvis Roshin (VIDEO)

Para

Bie nga shtylla 9 metra e lartë, aksidentohet rëndë elektriçisti në Mirditë

Para
Bie nga shtylla 9 metra e lartë, aksidentohet rëndë elektriçisti në Mirditë

Bie nga shtylla 9 metra e lartë, aksidentohet rëndë elektriçisti në Mirditë

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Rezultati do të mbetet në historinë e Shqipërisë”, Rama, mesazh socialistëve: Kokën lart, këtu nuk ka humbës, por vetëm fitues

Shefi i ushtrisë izraelite: Do të pushtojmë më shumë territor në Gaza

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza

Gjermani, shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika

Kurti: Kandidatura e Haxhiut nuk tërhiqet, jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë

Itali/ I proceduar më parë për drogë, 26-vjeçari shqiptar ridënohet për shitje kokaine! Në hotel i gjenden edhe 7 mijë euro cash

Emri/ Arrestimi i 38 personave për komplot në Venezuelë, mes tyre i riu shqiptar, ja roli i tij në bandën kriminale

Greqi/ Të dënuarit i vënë zjarrin Burgut të Korfuzit, mes tyre edhe shqiptarë! Shkak kushtet çnjerëzore dhe torturat(VIDEO)

Gjendet rastësisht pas 37 vitesh statuja e Jim Morrison që u vodh nga varri

Miliarda euro kredi për avionët Rafale, Serbia po armatoset kundër NATO me paratë europiane

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.