Në kuadër të një konference e përbashkët e drejtorit të OBSH për Europën Hans Kluge dhe Ministres Ogerta Manastirliu, janë dhënë detaje prej tyre lidhur me kategoritë e para që do të përfitojnë nga vaksina anticovid.
I pyetur se a do të përfitojë Shqipëria në njëjtën kohë nga vendet e tjera në momenti që do të dalë, drejtori i OBSH për Europën Hans Klugen është shprehur se vaksina është një e mirë globale, pavarësisht nga vendet me të ardhura të larta apo të ulta, një përqindje e popullsisë duhet të ketë akses e para.
“Ne e dimë se në fillim kërkesa do të jetë më e lartë se furnizimi prandaj 20 përqind e popullsisë që ka prioritet të ndara në 3 nën grupe, 3 përqind do ta marrë menjëherë ku të aprovohet, siç janë stafet mjekësore, përqindja tjetër janë personat mbi 65-vjeç dhe përqindja tjetër janë ata që kanë sëmundje koronare apo sëmundje të tjerë bashkë shoqërues edhe të rrezikshme”.
Në përfundim Kluge tha se Kombet e bashkuara pas samiti të Sofjes edhe Shqipëria është munduar të advokojë një barazi në shpërndarje të vaksinës, pasi të gjitha vendet duhet të bashkëpunojnë për ta përballuar me sukses pandeminë COVID 19.