Drejtuesi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me efektet e vaksinës anti-COVID në vendin tonë.
Teksa iu referua rastit të infektimit pas vaksinimit të mjekut Pëllumb Pipero, Brataj shpejgoi dhe kohën kur nis efektin vaksina pasi është injektuar në trupin e njeriut.
Brataj tha se pas marrjes së dozës së parë të vaksinës, në trupin tonë krijohen anti-trupa, por jo mjaftueshëm sa për të na mbrojtur nga COVID-19.
Sipas Brataj, edhe pasi është marrë doza e dytë e vaksinës trupi ynë nuk është i mbrojtur. Ai theksoi se vaksina e mbron organizmin e njeriut nga COVID-19 pas 28 ditësh.
I ndalur tek vaksinimi në vendin tonë, Drejtuesi i Urgjencës Kombëtare tha se deri më tani janë vaksinuar me dozën e parë rreth 600 persona.
“Doktor Pipero ka qenë dhe në ditën e fundit nga më të rrezikuarit se ka qenë në kontakt me të sëmurët. Në Izreal ka më shumë raste pasi është i vetmi shtet që ka vaksinuar 45% të popullatës. Tek ne janë rreth 600 veta të vaksinuar me dozën e parë. Atë që dua të them është fakti që dallimi midis vaksinave dhe efekteve që ato japin. Në ditën e 7 dhe 17 me dozën e parë fillon të zgjohet imuniteti tek ne dhe mund të prodhojë diosa anti-trupa nuk mjaftojnë për mbrojtjen ndaj virusit. Vaksina MRNA që iu injektohet personave nuk është virus por janë përbërje proteinike të virusit të cilat nuk shkaktojnë COVID-19. Por, edhe pas bërjes së dozës së dytë nuk je i mbrotjur nga COVID-19, ajo arrihet minimumi pas javës së parë të dozës së dytë që i bie gati një muaj, 28 ditë, që vijon të jemi mbi 70% të mbrojtur nga virusi.”-tha Brataj.